Lajmet

Albanian ICT Awards X drejt mbylljes së aplikimeve, çmime dhe shpërblime unike për finalistët dhe fituesit

Nga: PCWorld
Publikuar , 07 Prill 2022
Nën moton “Historiku i një Dekade Inovacion”, edicioni i 10-të hapi aplikimet më 16 Shkurt në formatin online në 8 kategori të ndryshme. Albanian ICT Awards X drejt mbylljes së aplikimeve, çmime dhe shpërblime unike për finalistët dhe fituesit

Gara e më e madhe e teknologjisë, inovacionit dhe sipërmarrjes në hapësirën mbarëshqiptare Albanian ICT Awards hapi edicionin e saj të 10-të jubilar më 16 Shkurt 2022 për të kurorëzuar përpjekjet e një dekade inovacion.

Themeluar në 2012-ën nga shtëpia botuese ICTSmedia, Albanian ICT Awards ka një histori të gjatë arritjes të yjeve shqiptare në inovacion e sipërmarrjes, një ngjarje unik dhe jetike për ekosistemin dhe një rolë formësues dhe transformues për shqiptarët kudo jetojnë.

10 vite histori sukses, jo vetëm i Albanian ICT Awards por mbarë ekosistemi, sot komuniteti feston një dekadë inovacion që flet shqip.

Nën moton “Historiku i një Dekade Inovacion”, edicioni i 10-të hapi aplikimet më 16 Shkurt në formatin online në 8 kategori të ndryshme.

Çmime që shpërblejnë programues, zhvillues, ekipe, gra në teknologji, adoleshentë nën 18 vjeç, liderë biznesi, ekspertë sigurie, studentë, sipërmarrës, që kanë zhvilluar një program apo aplikacion, ndërtuar një sipërmarrje të suksesshme, implementuar teknologji inovative blockchain, zhvilluar një temë diplome, kontribuar në rritjen e nivelit të sigurisë dhe arritje e përmbushje individuale të grave në teknologji.

Çmime honorifike, shpërblime me vlerë deri në 5 mijë euro për inovacionin e spikatur, bursa të plota studimi bachelor dhe master, trajnime e certifikime si dhe promovim unik, rrjetëzim me investitorë nga akseleratorë lokalë dhe ndërkombëtare janë disa prej surprizave të këtij edicioni.

Edicioni 10-të jubilar i ICT Awards shënon një rikthim në vëmendje jo vetëm të një rrugëtimi prej një dekade, por gur themeli të një misioni shndërruar sot në një tempull inovacioni.

Një trampolinë drejt suksesit, kjo garë ndan kriteret e vlerësimit në 8 kategori: ICT Inovacioni i Vitit, ICT Startupi i Vitit, Çmimi i Sipërmarrjes Inovative në Blockchain, ICT Diploma e Vitit, ICT Ylli në Ngritje, Gruaja në ICT, Siguri Kibernetike dhe Formulari i Nonimit në ICT Awards.

LEXO EDHE:  Grupi i dytë fillon rrugëtimin në Hoxton Academy, aplikimet të hapura deri më 13 Maj

Aplikimet në këtë garë bëhen vetëm në formatin online duke vizituar www.ictawards.org dhe mbeten të hapura deri më 17 Prill 2022 ora 23:59.

Një formë e dedikuar për nominime ku mund të plotësoni formularin e nominimit me të dhënat e personit apo kompanisë që dëshironi ta nominoni do të jetë e disponueshme në faqen zyrtare të Albanian ICT Awards dhe është risi për këtë edicion.

Dhjetëra takime po mbahen nëpër shkolla, universitete, hapësira inovacioni në Tiranë, Prishtinë, Durrës, Elbasan, Korçë, Fier, Preshevë, Shkup, Gjakovë, Tetovë me fëmijë dhe studentë të talentuar.

Prej 10 vitesh kjo garë ka gëzuar mbështetjen e sponsorëve Diamond si Fondacioni Dritan HoxhaBanka Raiffeisen, Albvision, sponsorëve Platinium Vodafone AlbaniaDev.al, Albsoft, sponsorëve Gold RadixBaboonIbasFacilization, sponsorëve Silver Soft&Solution, Armuda Factory dhe partnerëve AUK, SEEU TechPark dhe Top ChannelTelegrafiPCWorldCIO janë sponsorë, partnerë dhe mbështetës mediatikë të tjerë të kësaj gare.