Biznes

AlbaniaTech, një platformë e ekosistemit shqiptar të startup-eve dhe inovacionit

Nga: PCWorld
Publikuar , 16 Korrik 2021
AlbaniaTech është platforma e parë shqiptare e ekosistemit të startup-eve dhe inovacionit, ku përfshihen aktorët e tij dhe shërbimet e tyre, si dhe vendi ku ndahen historitë e suksesit dhe ofrohet një vështrim i qartë mbi startup-et aktive shqiptare. AlbaniaTech, një platformë e ekosistemit shqiptar të startup-eve dhe inovacionit

Për të forcuar bashkëpunimin midis palëve të interesit brenda Shqipërisë dhe për të rritur vizibilitetin e ekosistemit të startup-eve shqiptare, për sipërmarrësit dhe investitorët në të gjithë botën, EU for Innovation (BE për Inovacionin) ka mbështetur zhvillimin e portalit online Albaniatech.org, i cili do të përfaqësojë ekosistemin e startup-eve në Shqipëri, në mënyrë të kuptueshme për të gjithë territorin e jashtëm dhe do të çojë në bashkëpunime të mëtejshme midis palëve të interesit.

AlbaniaTech është platforma e parë shqiptare e ekosistemit të startup-eve dhe inovacionit, ku përfshihen aktorët e tij dhe shërbimet e tyre, si dhe vendi ku ndahen historitë e suksesit dhe ofrohet një vështrim i qartë mbi startup-et aktive shqiptare.

Qëllimi i platformës është të shërbejë si një hapësire virtuale e cila bën së bashku komunitetin shqiptar të startup-eve, duke forcuar vazhdimisht kapacitetet për inovacion midis aktorëve të ekosistemit dhe duke krijuar marrëdhënie midis ekosistemit të inovacionit në nivel lokal dhe ndërkombëtar.

Versioni i parë i Albaniatech përfshin:

  1. Vështrim mbi ekosistemin e AlbaniaTech (Ecosystem Overview)
  2. Informacione mbi qytetet Tech Hubs si Tirana, Korça dhe Shkodra.
  3. Zbuloni Shqipërinë: informacion mbi punësimin, jetesën, krijimin e një biznesi dhe investimin në Shqipëri.
  4. Showcases – histori suksesi të kompanive dhe organizatave shqiptare, themeluesve, diasporës dhe bashkëpunimeve në Ballkan.
  5. Lajmet më të fundit dhe eventet të cilat ndodhin në ekosistemin shqiptar të inovacionit.
  6. Akses në portalin e punësimit, në bashkëpunim me Duapune.al

Përveç faqes virtuale, portali është i pajisur me prezencë online në Facebook, Linkedin, Instagram, dhe Twitter si dhe fushata promovuese virtuale. Portali AlbaniaTech është burimi

kryesor i të gjithë informacioneve mbi ekosistemin e Shqipërisë. Ai u zhvillua duke u bazuar në rekomandimet e StartupAmsterdam dhe praktikat më të mira nga TechUkraine, me mbështetjen e EU for Innovation, një projekt i implementuar nga agjensia gjermane për zhvillim GIZ, Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit.

LEXO EDHE:  Bitcoin kapërcen 30 mijë dollarët

Versioni 1.0 i portalit është i disponueshëm në linkun albaniatech.org. Të gjithë pjesëmarrësit e interesuar të ekosistemit shqiptar janë të mirëpritur të dërgojnë informacione të cilat mungojnë në faqe. Ju lutem kontaktoni skuadrën e AlbaniaTech përmes: [email protected] ose plotësoni formën e kontaktit në faqe https://albaniatech.org/contact/.

Projekti “EU for Innovation” është bashkë-themeluar nga Bashkimi Europian, Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ), Agjensia Ndërkombëtare Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim (Sida) dhe implementuar nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH si dhe Ambasada Suedeze në Tiranë. /PCWorld Albanian