Biznes

ALBtelecom, lojë shpërblyese për klientët e saj

Publikuar , 21 Korrik 2010
0
ALBtelecom, lojë shpërblyese për klientët e saj

Prej datës 21 korrik, të gjithë ata që kërkojnë internet të shpejtë, pa kufizime dhe me çmim të arsyeshëm, “ALBtelecom” hedh në treg paketën e internetit 4 Mbps Pa Limit, për 3,999 lekë në muaj.

Kjo paketë, u jep mundësi të gjithë përdoruesve të internetit të shkarkojnë filma, foto, video, informacion, të komunikojnë me video dhe zë si dhe të përfitojnë nga çdo gjë tjetër që ofron bota e mrekullueshme e internetit vetëm me kohën e një klikimi.

Ata që zgjedhin të abonohen në këtë paketë nga data 21 Korrik deri më datë 25 Gusht 2010, “ALBtelecom” ofron mundësinë më fantastike, pjesëmarrjen në shortin nga ku do të përzgjidhen 39 personat që do të kenë fatin të ndjekin live koncertin e U2 360⁰ në Stamboll me datën 6 Shtator 2010.

Në momentin që regjistrohen në paketën 4 Mbps Pa Limit 3,999 Lekë/muaj, klientët e “ALBtelecom” automatikisht do të jenë pjesëmarrës në short. Ofera për pjesëmarrjen në short është e vlefshme deri më datë 25 Gusht 2010 dhe për fituesit përveç biletës së koncert, paketa do të përfshijë edhe shpenzimet e udhëtimit dhe akomodimit në hotel për një natë.

Gjithashtu të gjithë abonentët ekzistues të paketave të ndryshme të ADSL, përveç klientëve të paketave ADSL Pro, të cilat nuk janë pjesë e ofertës, duke u abonuar në paketën 4 Mbps Pa Limit, do të jenë pjesë e shortit të madh dhe fituesit do të publikohen në një nga mediat kryesore.

LEXO EDHE:  Bien të ardhurat dhe investimet në sektorin e komunikimeve elektronike

Lajmet e fundit>