Vëzhgim

Aldebaran Robotics paraqet versionin e ri të robotit Nao

Publikuar , 11 Dhjetor 2011
0
Aldebaran Robotics paraqet versionin e ri të robotit Nao

Aldebaran ka larguar perdet e kuqe para një roboti të ri dhe të përmirësuar të quajtur Nao Next Gen, duke paralajmëruar veçori si procesor Atom 1.6 GHz dhe kamera të dyfishta HD që premtojnë të shihet një fotografi më e mire dhe njohje më e mire e objekteve edhe në situata të ndriçimit të dobët.

Gjersa pamja e jashtme e robotit nuk ka ndryshuar shumë, ai ka pranuar disa përditësime në softuerin e tij, duke përfshirë softuerin Nuance për njohje të zërit, një algoritëm të përmirësuar të ecjes, dhe një numër të përmirësimeve tjera në matje dhe në evitim të goditjeve. 

Ashtu si më parë, roboti është i paraparë për shfrytëzim nga hulumtuesit dhe zhvilluesit, por kompania e Aldebaran thekson se do të vazhdojë me zhvillimin e projektit dhe me qëllimin për paraqitjen për shfrytëzim tek përdoruesit individual – një cak që thuhet se po përkrahet edhe nga programi i zhvilluesve.

Shikoni edhe një video në vazhdim për më shumë detaje. /pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Që nga 2010 tregu i kamerave ka rënë me 84%

Lajmet e fundit>