Harduer

Alexa do të lançohet në Spanjë dhe Itali në fund të vitit

Jun 20 2018
0 Shpërndarje
Amazon krijoi një eksperiencë të re për Alexa në Francë, pak a shumë në të njëjtën mënyrë që bëri për Gjermaninë dhe Britaninë e Madhe duke prekur lajmet lokale, motin, informacionin dhe kulturën e përgjithshme. Alexa do të lançohet në Spanjë dhe Itali në fund të vitit

Amazon lançoi pajisjet e saj Echo në Francë më parë këtë muaj dhe tani po planifikon të sjellë produktet e Alexa dhe Echo në Spanjë dhe Itali më vonë gjatë këtij viti.

Gama e pajisjeve Echo do të jetë e disponueshme, së bashku me produktet Sonos dhe Bose Alexa. Amazon po i lejon zhvilluesit të kenë akses të hershëm për të testuar aftësitë e tyre Alexa në spanjisht dhe italisht, në përgatitje për lançimet e produktit.

Lançimi i Alexa në spanjisht do të jetë një hap i rëndësishëm për asistentin digjital, pasi është një nga gjuhët më popullore në botë. Alexa është aktualisht në dispozicion në SHBA, Britani të Madhe, Australi, Zelandën e Re, Gjermani, Japoni, Indi, Irlandë, Kanada dhe Francë.

Amazon nuk thotë saktësisht se kur Alexa do të jetë në dispozicion në Spanjë apo Itali, por kompania po premton “familjen e pajisjeve Echo”, gjë që sugjeron se do të ketë një shumëllojshmëri të pajisjeve në dispozicion.

Amazon krijoi një eksperiencë të re për Alexa në Francë, pak a shumë në të njëjtën mënyrë që bëri për Gjermaninë dhe Britaninë e Madhe duke prekur lajmet lokale, motin, informacionin dhe kulturën e përgjithshme.

Është e mundur që kompania do të bëjë të njëjtën gjë për Italinë dhe Spanjën, së bashku me aftësitë e lokalizuara nga zhvilluesit e palëve të treta. Amazon gjithashtu sot po lançon një version të veçantë të Alexa për hotelet. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>