Blog

Algoritmet dallojnë nga kollitja nëse një person është infektuar me Covid-19

Nga: PCWorld
Publikuar , 03 Nëntor 2020
Algoritmi me inteligjencë artificiale është zhvilluar në laboratorin e Institutit të Teknologjisë së Masaçusets. Algoritmet dallojnë nga kollitja nëse një person është infektuar me Covid-19

Një algoritëm i zhvilluar në SHBA ka identifikuar me saktësi njerëzit të cilët janë infektuar nga Covid-19 vetëm nga mënyra e kollitjeve të tyre.

Në testimet e bëra, algoritmi pati një sukses prej 98.5% tek ata që janë rezultuar pozitiv në një test të koronavirusit. Hulumtuesit e këtij algoritmi po presin aprovimin e tij për ta shndërruar në një aplikacion.

Ata thanë se ka një diferencë të madhe në mënyrën kollitjes së njerëzve të infektuar me Covid-19. Algoritmi me inteligjencë artificiale është zhvilluar në laboratorin e Institutit të Teknologjisë së Masaçusets. Edhe universitete të tjera përfshirë Kembrixhin dhe Karnegie Mellon ka punuar në iniciativa të ngjashme.

Laboratori i MIT grumbulloi mbi 70,000 pjesë audio të kollitjes prej 2,500 janë që vinë nga njerëz të infektuar me Covid-19. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Clubhouse largon sistemin e ftesave, kushdo mund të regjistrohet në platformë