Lajmet

Algoritmet e Facebook identifikojnë njerëzit me ngjyrë si primatë

Nga: PCWorld
Publikuar , 05 Shtator 2021
Video ishte postuar më 27 Qershor 2020 nga The Dialy Mail dhe kishte klipe të njerëzve me ngjyrë që po përplaseshin me civilë të bardhë dhe oficerë policie. Algoritmet e Facebook identifikojnë njerëzit me ngjyrë si primatë

Përdoruesit e Facebook të cilët kohët e fundit kanë parë një video nga një tabloid Britanik ku shfaqeshin njerëz me ngjyrë, ata panë edhe një njoftim automatik nga rrjeti social ku pyetshin nëse dëshirojnë të shohin më shumë video primatëve.

Kompania menjëherë nisi hetimin ndaj ngjarjes dhe çaktivizoi inteligjencën artificiale e cila kishte dërguar mesazhin. Ditën e Premte Facebook kërkoi falje për atë që e quajti një gabim të pafalshëm dhe tha se po analizonte funksionalitetin e rekomandimit për të parandaluar situata të ngjashme.

Video ishte postuar më 27 Qershor 2020 nga The Dialy Mail dhe kishte klipe të njerëzve me ngjyrë që po përplaseshin me civilë të bardhë dhe oficerë policie.

Darci Groves, një ish menaxhere e dizajnit të përmbajtjeve në Facebook, tha se një mik i kishte dërguar një imazh të mesazhit. Më pas ajo e postoi në një forum ku punonjësit dhe ishte punonjësit e Facebook japin feedback. Në përgjigje të postimi, një menaxher produkti i Facebook Watch e quajti të papranueshme dhe se kompania po hetonte shkakun.

Google, Amazon dhe kompani të tjera teknologjike janë kritikuar për vite me radhës për paragjykimet që sistemet e tyre të inteligjencës artificiale kanë, veçanërisht paragjykimet racore. Studimet kanë zbuluar se teknologjia e njohjes së fytyrës është paragjykuese ndaj njerëzve me ngjyrë dhe ka më tepër vështirësi në identifikimin e tyre.

Njerëzve me ngjyrë shpesh janë diskriminuar e madje arrestuar për shkak të gabimeve kompjuterike. Një shembull tjetër ishte rasti i 2015-ës së Google Photos që gabimisht etiketonte njerëzit me ngjyrë si gorilla.

Facebook ka një prej katalogjeve më të mëdha në botë të imazheve ngarkuar nga përdoruesit ku trajnon algoritmet. Facebook dhe Instagram kanë përfunduar në probleme të ngjashme në lidhje me paragjykimin racor. Pas Kampionatit Evropian, tre lojtarë me ngjyrë të ekipit Anglez të futbollit u fyen për racën e tyre sepse nuk shënuan dot nga penalltitë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Edicioni i Veriut i UPSHIFT, grupe të rinjsh ndërtojnë të ardhmen e komuniteteve ku jetojnë