Lajmet

Algoritmi i ri i Google mund të deshifrojë kodet tekst të sistemit reCAPTCHA

Publikuar , 19 Prill 2014
0
Algoritmi i ri i Google mund të deshifrojë kodet tekst të sistemit reCAPTCHA

captchaKodet CAPTCHA janë një hap shtesë sigurie që nuk mirëpriten shumë nga përdoruesit, por ato janë të nevojshme për shmangien e krijimit të llogarive nga programet automatike. Megjithatë, Google sapo ka zhvilluar një algoritëm të ri që mund të lexojë kodet CAPTCHA me një saktësi prej 99%. Kjo teknologji e re përbën problem pasi këto tipe kodesh janë dizajnuar për t’u identifikuar vetëm nga njerëzit.

“Për më tepër se një dekadë, kodet CAPTCHA janë përdorur si kode vizuale në formën e tekstit jo të rregullt për të ndihmuar administratorët e uebfaqeve të parandalojnë aktivitetin abuziv të softuerëve automatike në faqet e tyre. Mesa duket algoritmi i ri që sapo kemi zhvilluar mund të përdoret edhe për leximin e kodeve CAPTCHA. Është zbuluar se nëpërmjet tij mund të deshifrohen tekste të çrregullta të sistemit tonë reCAPTCHA me një saktësi prej 99%. Kjo do të thotë se shkrimi i përgjigjes së saktë nuk duhet të jetë i vetmi faktor përcaktues kur bëhet fjalë për identifikimin e njerëzve kundrejt softuerëve. ” – shkruan Google.

Që prej këtij rezultati, kompania ka deklaruar se ka filluar të suportojë më pak imazhet me tekst jo të rregullt, të cilat deri tani janë konsideruar si elementi kryesor i shërbimit reCAPTCHA. Google ka njoftuar gjithashtu se ka realizuar disa përmirësime të rëndësishme ndaj këtij sistemi duke ofruar siguri të nivelit të lartë përsa i përket softuerëve të dëmshëm. Në qoftë se dëshironi të lexoni në mënyrë të detajuar se si mundi Google të thyente kodet e veta CAPTCHA atëherë mund të klikoni këtu. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  "E drejta për tu harruar" nuk duhet të aplikohet botërisht thotë Gjykata e Lartë Evropiane

Tags >

Google
Lajmet e fundit>