Biznes

Aliababa gjobë rekord 2.8 miliardë dollarë në Kinë

Nga: PCWorld
Publikuar , 12 Prill 2021
Shqetësimi i kryesor i autoriteteve ishte pengimi i tregtarëve nga të bërit biznes në platforma të tjera. Alibaba tha se do të bashkëpunonte me hetimin e bërë. Aliababa gjobë rekord 2.8 miliardë dollarë në Kinë

Gjiganti Kinez Alibaba u godit nga një gjobë 2.8 miliardë dollarë nga autoritetet Kineze të cilat arritën në përfundimin se kompania ka abuzuar me fuqinë dominuese në treg.

Gjoba përfaqëson 4% të të ardhurave vjetore në të Alibaba në Kinë në 2019-ën. Ditën e Dielë kompania reagoi duke thënë se e pranonte gjobën e vendosur nga autoritetet.

Shqetësimi i kryesor i autoriteteve ishte pengimi i tregtarëve nga të bërit biznes në platforma të tjera. Alibaba tha se do të bashkëpunonte me hetimin e bërë.

Lajmërimi ishte zhvullimi më i fundit në luftën që Kina ka nisur ndaj kompanive teknologjike. Rregullatorët janë shqetësuar për fuqinë e gjigantëve të teknologjisë veçanërisht ata që operojnë në sektorin financiar.

Si rezultat në shënjestrën e tyre përfundoi themeluesi i Alibaba dhe Ant Group, miliarderi Jack Ma i cili ka qenë mjaft kritik ndaj sistemit financiar të Kinës. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Reddit gjithashtu lançon një kopje të Clubhouse

Tags >

alibaba