Biznes

Alibaba: Alipay po përpunon më shumë transaksione nëpërmjet pajisjeve mobile

Publikuar , 08 Dhjetor 2014
0
Alibaba: Alipay po përpunon më shumë transaksione nëpërmjet pajisjeve mobile

alipayGjiganti kinez i tregtisë elektronike Alibaba ka zbuluar të dhëna të reja të hënën, të cilat tregonin se filiali me pagesa nëpërmjet pajisjeve mobile është duke u rritur gjithnjë e më tepër. Numri i transaksioneve rritet çdo ditë, madje nga çdo 100 transaksione pagesash, 54 bëhen me anë të smartfonëve. Kompania kineze e tregtisë elektronike ka thënë se kjo rritje e pagesave me anë të telefonëve nëpërmjet Alipay këtë tetor ka ardhur si pasojë e më shumë se 500 milion përdoruesish të telefonëve inteligjentë, të cilët po mësohen në përdorimin e pajisjeve si dhe aplikacioneve mobile si mjete pagesash.

Vitin e kaluar kanë qenë vetëm 22 pagesa mobile nga 100. Alipay, e cila u lançua në vitin 2004, ka tashmë më shumë se 300 milion përdorues të regjistruar si dhe thuhet se përpunon më shumë se 80 milion transaksione në ditë. Në industrinë e internetit në Kinë, Alibaba përballet me konkurrencë të ashpër me firmën e lojërave online dhe rrjeteve sociale Tencent Holdings Ltd si dhe me ofruesin e kërkimeve Baidu Inc. Kurse përsa i përket pagesave, Alibaba ka avantazhe krahasuar me konkurrentët falë Alipay. Alipay jo vetëm që përpunon pagesat e dyqaneve online të Alibaba-s, Taobao dhe Tmall, por gjithashtu përballon edhe shumë tipe pagesash online dhe offline si, faturat e shërbimeve, rezervimi i biletave, vaktet në restorante dhe pagesat e taksive. (PCWorld Albanain)

LEXO EDHE:  OnePlus zbulon se kur do të shesë telefonin e parë 5G

Tags >

alibaba
Lajmet e fundit>