Biznes

Alibaba hyn në tregun Amerikan

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 26 Korrik 2019
0
Ky hap do t’i mundësojë kësaj kompanie, që tradicionalisht ka qenë e fokusuar në Kinë, që të garojë edhe me gjigantë tjerë siç është Amazon. Alibaba hyn në tregun Amerikan

Gjiganti biznesor, Alibaba ka hapur dyert për shitësit në Shtetet e Bashkuara në platformën e saj më të vjetër, Alibaba.com.

Kjo kompani tani u ofron mundësi firmave amerikane që të shesin në këtë platformë në SHBA dhe vende tjera të botës.

Ky hap do t’i mundësojë kësaj kompanie, që tradicionalisht ka qenë e fokusuar në Kinë, që të garojë edhe me gjigantë tjerë siç është Amazon.

Alibaba.com, ka thënë se 10 milionë blerës aktivë në më shumë se 190 shtete dhe rajone.

Ky vendim vjen në kohën e tensionimit të marrëdhënieve në mes të SHBA-së dhe Kinës, të cilat janë përfshirë në një luftë tregtare nga viti i kaluar.

Dy vjet më parë, themeluesi i kompanisë Alibaba, Jack Ma është takuar me presidentin amerikan, Donald Trump, të cilët kanë diskutuar një plan për rritje të prezencës së kësaj kompanie në Amerikë, ashtu edhe për forcimin e marrëdhënieve në mes të të dyja shteteve.

Mirëpo marrëdhëniet SHBA-Kinë kanë vazhduar të përkeqësohen gjatë këtij viti për shkak të tarifave ndaj njëra-tjetrës.

LEXO EDHE:  Mbrojtje e dobët përballë krimit kibernetik

Tags >

alibaba
Lajmet e fundit>