Biznes

Alibaba i thotë Trump se ne mbështetim markat Amerikane

Nga: PCWorld
Publikuar , 21 Gusht 2020
Shefi ekzekutiv Daniel Zhang tha se distributori online mbështet markat Amerikane, distributorët dhe bizneset e vogla. Alibaba i thotë Trump se ne mbështetim markat Amerikane

Alibaba ka bërë lëvizjen e parë për të qetësuar tensionet me presidentin Amerikan Donald Trump ndërsa ky i fundit vijon të kërcënojë firmat Amerikane.

Shefi ekzekutiv Daniel Zhang tha se distributori online mbështet markat Amerikane, distributorët dhe bizneset e vogla.

Komentet erdhën ndërsa gjiganti i teknologjisë raportoi rritje të të ardhurave dhe shitjeve.

Në fillim të këtij muaji Sekretari Amerikan i Shtetit Mike Pompeo u bëri thirrje kompanive Amerikane të teknologjisë të shkëpusin marrëdhëniet me kompanitë Kineze përfshirë Alibaba, Tencent dhe Baidu.

Pak javë më parë Trump nënshkroi dy urdhra ekzekutiv në drejtim të aplikacioneve TikTok dhe WeChat.

Shitjet e Alibaba kanë shënuar bum këtë vit. Aksionet janë rritur me 20% ndërsa investitorët po hedhin më shumë para në kompanitë teknologjike me njerëzit të rrezikuar të qëndrojnë në shtëpi gjatë pandemisë së Covid-19. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Banka e Shqipërisë heq licencën për "Pay & Go"