Biznes

Alibaba rekord shitjesh në 24 orë

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 11 Nëntor 2019
0
Dita filloi mirë për Alibaba ku shiti 12.01 miliardë dollarë në orën e parë dhe vetëm 1 orë e gjysmë arriti totalin e shpenzuar gjatë 11 Nëntori 2016. Alibaba rekord shitjesh në 24 orë

Gjigandi e-commerce Alibaba raportoi shitje rekord në eventin 11/11 përgjatë një periudhe 24 orëshe. Afro 30.5 miliardë dollarë janë shpenzuar të Hënën.

Gjatë periudhës 24 orësh e cila filloi në mesnatën e Singaporit dhe Hong Kongut, Alibaba ofroi zbritje të mëdha në sajtet e-commerce si Tmall.

Shitjet e Alibaba më 11 Nëntor vitin e kaluar tejkaluan çdo rekord të vendosur në SHBA gjatë së Premtes së Zezë dhe Cyber Monday.

Rekordi i Alibaba vjen në një kohë kur ekonomia Kineze ka filluar të ngadalësohet. Alibaba konkurron me rivalët e JD.com dhe Pinduoduo.

Dita filloi mirë për Alibaba ku shiti 12.01 miliardë dollarë në orën e parë dhe vetëm 1 orë e gjysmë arriti totalin e shpenzuar gjatë 11 Nëntori 2016.

Disa prej produkteve më të shitura ishin versionet 5G të Huawei Mate 30 Pro si dhe Apple iPhone 11 Pro dhe Pro Max. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Google blen Fitbit për 2.1 miliardë dollarë

Tags >

alibaba
Lajmet e fundit>