Harduer

Alienware m15 është laptopi i lojërave më i hollë në botë

Oct 4 2018
0 Shpërndarje
Kasa e tij përbëhet nga magnezi dhe bakri dhe ka një sistem të sofistikuar për menaxhimin e nxehtësisë. Alienware m15 është laptopi i lojërave më i hollë në botë

Divizioni i laptopëve të lojërave të Dell i quajtur Alienware prezantoi ditën e sotme modelin m15, laptopin e lojërave më të hollë në botë.

Kompjuteri balancon grafikat e performancës lartë jetëgjatësinë e baterisë dhe dizajnin elegant.

Ekrani me një kornizë të hollë ka madhësinë e 15-inç. Laptopi do të dalë në shitje më 25 Tetor për 1,300 dollarë.

Kasa e tij përbëhet nga magnezi dhe bakri dhe ka një sistem të sofistikuar për menaxhimin e nxehtësisë.

Bateria e avancuar 90 vatëshe mban për 17 orë me radhë ndërsa ajo standarde prej 60 vatësh vetëm 13 orë.

M15 fuqizohet nga gjenerata e 8-të Intel Core i7 me Nvidia GeForce GTX 1060 ose 1070 Max-Q.

Laptopi peshon 2.1 kilogram dhe vjen në dy ngjyra, gri dhe kuqe. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>