Harduer

Alienware m17 është laptopi më i ri “slim” i lojërave

Publikuar , 07 Janar 2019
0
Alienware m17 mund të konfigurohet me gjeneratën e 8 të procesorëve Intel. Konkretisht deri në një gjashtë bërthamës Core i9-8950HK ndërsa ekrani 17.3-inç ka variante 1080p dhe 4K. Alienware m17 është laptopi më i ri “slim” i lojërave

Pak muaj pasi Alienware zbuloi laptopin e parë “slim” për lojërat, kompania është rikthyer me një model edhe më të madh.

Alienware m17 ka të njëjtin dizajn të rafinuar si modeli i kaluar Alienware m15 me një ekran me kornizë shumë të hollë prej 17.3-inç.

Risi e këtij modeli janë grafikat e reja të serive 20 Nvidia RTX. Laptopi peshon 2.6kg.

Përgjatë 2018-ës Asus, Razer, MSI dhe Gigabyte kanë konkurruar me dizajne “slim” laptopësh të lojërave dhe Alienware kishte ngelur pas.

Të paktën kompania solli një laptop të përshtatshëm për RTX 2060, 2070 Max-Q dhe 2080 Max-Q.

Këto karta grafika janë disa herë më të shpejta sesa gjenerata e kaluar falë teknologjisë së re “ray-tracing” të Nvidia.

Alienware m17 mund të konfigurohet me gjeneratën e 8 të procesorëve Intel.

Konkretisht deri në një gjashtë bërthamës Core i9-8950HK ndërsa ekrani 17.3-inç ka variante 1080p dhe 4K. Ato kanë frekuencë rifreskimi vetëm 60Hz ndryshe nga Alienware m15 me 144Hz.

Alienware m17 del në shitje më 29 Janar për 1,650 dollarë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Në UBT u mbajt konferenca e parë kombëtare për “Infrastrukturat Kritike të Informacionit dhe Mbrojtja e tyre – CIIP & GDPR”

Lajmet e fundit>