Lajmet

Allweb Albania, event për ata që punojnë dhe jetojnë “dixhital”

Nga: PCWorld
Publikuar , 29 Shtator 2022
Pas 2 vitesh ndryshimesh rrënjësore në përqasjen tonë si njerëz ndaj teknologjisë, në epokën ‘post-covid’ jemi të ndërgjegjshëm se përveç marketingut dixhital tashmë ne po flasim për një stil të jetuari dixhital. Allweb Albania, event për ata që punojnë dhe jetojnë “dixhital”

Është viti i pestë që AllWeb mirëpret folësit më të mirë nga e gjithë bota për të vënë në dukje mjedisin gjithnjë e në ndryshim të biznesit dixhital.

I nisur si një event me synim edukimin e tregut mbi industrinë e marketingut dixhital në vitin 2012 në Shkup dhe në vitin 2016 në Tiranë, tashmë ky event i jashtëzakonshëm, i vetmi i këtij lloji në Shqipëri do të organizohet më 2 Nëntor tek Katedralja Ortodokse “Ringjallja e Krishtit”.

Pas 2 vitesh ndryshimesh rrënjësore në përqasjen tonë si njerëz ndaj teknologjisë, në epokën ‘post-covid’ jemi të ndërgjegjshëm se përveç marketingut dixhital tashmë ne po flasim për një stil të jetuari dixhital.

Ne komunikojmë, punojmë, ndërveprojmë & jetojmë në një mjedis të ndërthurur mes botës fizike dhe asaj dixhitale. Ndaj fokusi i prezantimeve këtë vit dhe spektri i folësve është më i zgjeruar duke sjellë risi në përmbajtje.

Disa nga temat e përfshira në këtë edicion do të trajtojnë:

  • Digital marketing
  • Web3
  • Metaverse
  • Creativity
  • Content creation
  • Business strategy
  • User experience
  • Analytics

Më shumë se 250 pjesëmarrës priten këtë vit, ndër të cilët drejtuesit e nivelit të lartë në biznes, sipërmarrës vizionarë, inovatorë, menaxherët e marketingut, agjensitë e reklamave, ekspertët e komunikimit dhe PR, persona që punojnë në media, drejtues të bizneseve të vogla, konsulentë biznesi, studentë e të rinj të apasionuar ndaj inovacionit etj.

Koncepti është që të ketë shumë prezantime të shkurtra, por jashtëzakonisht të dobishme të shoqëruara me sesionin e Q & A (pyetje-përgjigje) dhe panele për një diskutim më të thellë mbi temat që lidhen me sfidat e përbashkëta në tregjet rajonale e më gjerë.

Biletat janë të vlefshme me Zbritje Early Bird edhe për pak ditë!

LEXO EDHE:  Çfarë e shqetëson Bill Gates për 2022?

Pjesa e rrjetëzimit dhe shkëmbimi jozyrtar i ideve me aktorët kryesorë të industrisë përfshihet gjithashtu në paketë.

Njihuni me disa nga folësit e konferencës:

Pelpina Trip – Trajnere Smartphone Video/Folëse/Autore

Pelpina është krijuese e videove, trajnere, folëse dhe autore ndërkombëtare bestseller. Misioni i saj është t’u japë kompanive instrumentin e duhur, njohuri dhe besim për të krijuar video për sipërmarrjen, video efektive dhe që angazhojnë audiencën.

Ajo e bën këtë përmes trajnimeve online, komunikimit, coaching, këshilla të personalizuara dhe me librat e shkruar. Por, më e rëndësishmja, ajo bën shumë video. Çdo ditë ajo është para ose pas kameras (zakonisht smartfonit të saj). Për më tepër, ajo vazhdimisht shkarkon dhe teston App-et e fundit për video, duke e mbajtur një sy hapur në trendet më të fundit të prodhimit të videos.

Pavlo Pedenko – Senior Product Manager @Wise

Ai ka punuar më parë si Menaxher për Rritje tek Preply dhe Menaxher Produkti tek MacPaw. Krahas punës së tij të përditshme, Pavlo bashkëthemeloi fondacionin KOLO – një fondacion bamirës, që mbështet ushtrinë ukrainase.

Ai është themelues i Global Hack Weekend, hakatoni më i madh në Europe. I interesuar në Edtech dhe Algoritmet.

Nxitoni të rezervoni biletën tuaj Early Bird për vetëm 100 Euro.

Faton Sopa – Bashkëthemelues/CEO @Manaferra

Me një diplomë master në Digital Marketing & aftësi të fituara për programim, Fatoni ka ndihmuar qindra biznese të rriten online që kur ishte 15 vjeç. Duke përdorur aftësinë e tij në Digital Marketing, ai ndihmon bizneset në shumë industri si, edukim, publikime, eCommerce dhe udhëtime, duke përdorur fuqinë e SEO dhe Analytics, për të krijuar vlerë për njerëzit.

LEXO EDHE:  Interpoli thotë se metaverse hap një botë të re krimi kibernetik

Në 2014 bashkëthemeloi “Manaferra”, një agjensi e specializuar në konsulencë për SEO, Analytics, Digital PR dhe Content Marketing.

Ai është gjithashtu autor i podkastit “Mjeshtërimi i edukimit në marketing”.

Për informacione të mëtejshme mbi programin dhe folësit, dhe biletat ju lutem vizitoni www.allweb.al

AllWeb i tejkalon pritshmëritë, duke ndikuar në skenën shqiptare të biznesit digjital, marketingut dhe Inovacionit me përmbajtje cilësore të ofruar nga folës nga skena Ndërkombëtare/Rajonale dhe vendase. Që nga viti 2012, në skenën e AllWeb (Maqedoni & Shqiperi), janë ngjitur më shumë se 100 prezantues, nga kompani ndërkombëtare si: Google, The Coca-Cola, T-Mobile, McDonald`s, The Drum, Escape Studio, Manifest Social, Executive, GroupPRPepper, Publicis, Rinkya, Grouper, 404 Agency, McCann, Erickson, Httpool, Cedevita, NewMoment, PressClipping, Scholz and Friends, Mobius, Inteligencr, TopShop (Studio Moderna) Digitalizuj.me. Disa prej folësve kanë konfirmuar pjesëmarrjen dhe janë publikuar në web faqen e posaçme për eventin në Shqipëri: www.allweb.al

Ky aktivitet organizohet në bashkëpunim me programin Tirana European Youth Capital 2022 me mbështetjen financiare të Kongresit Kombëtar të Rinisë në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës. /PCWorld Albanian

Tags >

AllWeb