Lajmet

AllWinner do të sjellë video 4K tek smartfonët dhe tabletët

Publikuar , 13 Prill 2014
0
AllWinner do të sjellë video 4K tek smartfonët dhe tabletët

allwinner-100261294-largeAllWinner, një nga prodhuesit më të mëdhenj të çipeve me kosto të ulët për smartfonët dhe tabletët, po përpiqet të sjell video 4K në këto pajisje. Prodhuesi kinez i çipeve do të ofrojë një bord të zhvilluar në muajin maj me proçesorin e UltraOcta A80, një çip i fuqishëm i dizenjuar për të luajtur video 4K në pajisjet portative pa harxhuar shumë bateri.

Çipi A80 filloi të dërgohej tek prodhuesit e smartfonëve dhe tabletëve dhe kjo nismë është e rëndësishme ngaqë do të krijojë mundësinë për zhvilluesit që të fillojnë të testojnë aplikacionet dhe aftësitë e çipit të ri.

Videot me rezolucion 4K, ndryshe të quajtur “Ultra HD”, ofrojnë një rezolucion dhe cilësi deri në katër herë më të mirë sesa standardi HD. Televizorët 4K, monitorët dhe kamerat janë tashmë të disponueshëm, por pajisjet mobile të ditëve të sotme po përpiqen ta sjellin këtë standard dhe këtë cilësi.

A80 është dizenjuar për të mbajtur video 4K në 30 fragmente në sekondë, ndërkohë që minimizon punën që duhet bërë nga proçesori dhe karta grafike, duke ndihmuar në ruajtjen e baterisë.

Çipi përfshin një motor video të dedikuar bashkë me 8 bërthama të procesorit ARM dhe një kartë grafike 64 bërthamëshe PowerVR G6230. Bërthamat ARM të këtij çipi janë një kombinim i fuqishëm mes bërthamave Cortex-A15 dhe bërthamave A7. Çipet A80 mendohet të vijnë në pajisjet mobile gjatë tremujorit të dytë të këtij viti.

Gjithashtu ky çip mund të luaj video 4K në Televizorët dhe monitorët përmes kabllove HDMI dhe portave EDP. Të tjerë prodhues të çipeve kanë lajmëruar për ardhjen e pajisjeve të tyre të afta për të luajtur video 4K si Nvidia, Qualcomm dhe STMicroelectronics.

LEXO EDHE:  Ja vendi i radhës që do të bojkotojë Huawei

Çipi aktual i Nvidia-s Tegra 4 mund të pasqyrojë video 4K, por nuk ka kodeksët e akselerimit të harduerit si H.265 ose VP9. Në vend të kësaj, çipi punon me fuqinë e kartës grafike e cila konsumon shumë energji. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>