Blog

AMA 55 milionë lek gjobë subjekteve në 2018

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 03 Prill 2019
0
AMA 55 milionë lek gjobë subjekteve në 2018

Gjatë vitit të shkuar, një ndër ndryshimet më të mëdha në kryerjen e punës, si dhe monitorimin e Autoritetit të Mediave Audovizive ka qenë procesi i dixhitalizimit, që ka hasur jo pak problematika. Nga ana tjetër, një tjetër sfidë e mbartur në vite, ka qenë aktiviteti informal i subjekteve të caktuara, ndonëse një numër në rënie krahasuar me vitet e mëparshme.

Megjithatë, AMA gjatë kontrollit të veprimtarisë programore, financiare, teknike dhe organizative të mbajtësit të një licence dhe/ose autorizimi, sipas përcaktimeve të ligjit dhe mbikëqyrja e respektimit të kushteve të licencës/autorizimit, ka bërë me dije se ka vendosur nën sitë 224 subjekte për të gjithë vitin, ndër të cilat janë dhënë 27 gjoba. Vlera totale e tyre arrin në 55 mln lekë, në rënie nga viti i shkuar, nga ku një pjesë e subjekteve janë gjobitur nga mosdepozitimi i bilanceve.

Gjatë vitit 2018 nga AMA janë vendosur 31 sanksione me gjobë, të ndërmarra si më poshtë:

  • Drejtoria e Mbikëqyrjes 27 vendime të sanksioneve me gjobë;
  • Drejtoria Juridike dhe Licencave 3 vendime të sanksioneve me gjobë;
  • Drejtoria e Shërbimeve të Brendshme 1 vendim të sanksionit me gjobë.

Sipas të dhënave, Drejtoria e Mbikëqyrjes është fokusuar në monitorimin e spektrit të frekuencave, në kuadër te procesit të dixhitalizimit. Nga ana tjetër, edhe në lidhje me piraterinë audiovizive janë kryer inspektime të veprimtarive audiovizive në terren si dhe monitorime të programeve nga studio e monitorimit.

Në lidhje me veprimtarinë inspektuese, Drejtoria e Mbikëqyrjes, gjatë vitit 2018, përmes grupeve të veta të inspektimit ka ushtruar 224 kontrolle të aktivitetit audioviziv në vend, ndaj subjekteve ofrues të shërbimeve mediatike audiovizive (OSHMA).

Në përfundim të kontrolleve dhe shqyrtimit të procedurave përkatëse administrative janë marrë masat si më poshtë:

  • 27 vendime për sanksione me gjobë ndaj subjekteve OSHMA që janë konstatuar në shkelje të Ligjit nr.97/2013, prej të cilave:
    • 22 sanksione me gjobë ndaj subjekteve përsëritës të shërbimit të të tretëve (kablorë, iptv, ott); prej të cilave 11 gjoba janë shfuqizuar nga Bordi i AMA-s, pas ankimeve administrative, kurse 5 janë ende në shqyrtim.
    • 5 sanksione me gjobë ndaj subjekteve OSHMA TV, prej të cilave 4 gjoba janë shfuqizuar nga Bordi i AMA-s, pas ankimeve administrative.
  • Për 49 raste është vendosur tërheqja e vëmendjes së subjekteve OSHMA.
  • Përveç sa më sipër, AMA, pas verifikimeve dhe shqyrtimeve pëkatëse, ka kryer sekuestrimin e pajisjeve transmetuese të 11 subjekteve, të cilët ushtronin aktivitet audioviziv pa licencimin ose autorizimin e AMA-s.
LEXO EDHE:  Një arsye më tepër për të mos përdorur më një telefon Windows Phone

Për sa i përket veprimtarisë monitoruese, Drejtoria e Mbikëqyrjes, gjatë vitit të raportimit është fokusuar në monitorimin e programeve mbi tematikën e tyre dhe respektimin e parashikimeve ligjore për transmetimin e reklamave dhe për evidentimin e volumit të reklamave në televizionet kombëtare, sikurse edhe në monitorimin e programeve të lira në platformat numerike tokësore.

Për verifikimin e respektimit të detyrimit ligjor, njoftimit pranë autoritetit licencues të ndryshimeve të ndodhura në të dhënat për marrjen e licencës/autorizimit, AMA gjatë vitit 2018 ka iniciuar hetim administrativ për 3 subjekte. Për të njëjtën kundërvajtje administrative, gjatë vitit 2017, AMA ka nisur procedimin administrativ për 10 subjekte. Gjatë vitit 2018, AMA ka marrë vendim të shfuqizojë 2 sanksione me gjobë të vitit 2018.

Në zbatim të Ligjit nr. 97/2013, i ndryshuar, në vitin 2018 pati një rritje të madhe të depozitimit të bilanceve të vitit 2017 nga OSHMA-të. Vetëm 1 subjekt i autorizuar nuk depozitoi bilancin për vitin 2017, subjekt për të cilin AMA mori vendimin e sanksionimit me gjobë. Në vitin 2017, AMA ka marrë vendim të sanksionimit më gjobë për 14 subjekte të cilët nuk kishin depozituar bilancet për vitin 2016. Gjatë vitit 2018, AMA ka marrë vendim të lërë në fuqi vendimin sanksion me gjobë të vitit 2018.

Masa e detyrimeve të lindura prej 31 sanksioneve me gjobë të vitit 2018 ka qenë në vlerën 55.100.000 lekë.

Masa e uljes në vlerën 30.744.062 lekë për “Vendime të sanksioneve me gjobë të shfuqizuara/ulur masa/shuar titulli ekzekutiv nga përmbaruesi” rezulton prej:

  • Me vendim të AMA-s është ulur masa e detyrimit për 1 vendim të sanksionit me gjobë të vitit 2018;
  • Me vendime të AMA-s të vitit 2018 janë shfuqizuar 10 vendime të sanksione me gjobë të vitit 2018; 1 vendim sanksion me gjobë të vitit 2013; 1 vendim sanksion me gjobë të vitit 2015 dhe 5 vendime sanksion me gjobë të vitit 2017.
  • 2 vendime të sansioneve me gjobë (1 vendim të vitit 2014 dhe 1 vendim të vitit 2015) janë shfuqizuar me vendime gjykate. /Monitor
LEXO EDHE:  Facebook zbut qëndrimin nga blockchain dhe kriptomonedhave

Tags >

AMA
Lajmet e fundit>