Lajmet

Amargi, një firme mode e qëndrueshme shqiptare me impakt social

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 18 Shkurt 2020
0
Amargi përdor cope te endur me tezgjah qe merret nga gra shume te talentuara por te margjinalizuara ekonomikisht; ne kete mënyre, ne mbështesim ekonominë vendase dhe gratë e margjinalizuara. Amargi, një firme mode e qëndrueshme shqiptare me impakt social

Amargi është një firme mode e qëndrueshme shqiptare me impakt social. Pjesë e Uplift Albania, Amargi shkoi në finale dhe prezantoi përballë një audience investitorësh në Demo-Day më 20 Janar.

Amargi përdor cope te endur me tezgjah qe merret nga gra shume te talentuara por te margjinalizuara ekonomikisht; ne kete mënyre, ne mbështesim ekonominë vendase dhe gratë e margjinalizuara.

Për me tepër, Amargi është inspiruar nga lëvizja mbarëbotërore e qëndrueshmërise ne boten e modës, ku firma te ndryshme mode po mundohen te bëhen me të qëndrueshme duke investuar ne tekstile organike ose metoda tradicionale prodhimi.

Në këtë intervistë për PCWorld.al, Arilda zbulon më shumë rreth startupit, dhe vizionit të tij.

PCWA: Arilda do të donim të dimë më shumë rreth juve, studimeve, punës dhe angazhimeve?

Une kam përfunduar studimet për Marrëdhënie dhe Zhvillim Ndërkombëtare ne LCC International University, një universitet Amerikan në Lituani. Pas përfundimit të studimeve, kam punuar për 1 vit e gjysmë në një korporate në Kanada si Menaxhere ne Trajnim. Që nga Shtatori, punoj me kohe te plote për Amargi. Puna përfshin si strategjinë e përgjithshme për Amargi ashtu edhe operacionet e përditshme.

Arilda Lleshi pitching Amargi on stage at Uplift Albania Demo Day.Amargi is an online sales platform, made-to-order traditional albanian tailored clothing for women.Core Team: two co-founders. #UpliftAL2019 #DemoDay #Startups #Amargi #Innovation #InvestorsConnect #SpeedDating #ICTSmedia

Gepostet von Uplift Albania am Samstag, 1. Februar 2020

PCWA: Pse themeluat Amargi?

Amargi sjell sëbashku gjithçka qe me motivon mua si person. Amargi inspirohet nga tradita etnografike shqiptare; qe ne fëmijëri, kam krijuar një dashuri për kulturën dhe historinë e kombit tim që me ka ndjekur gjithë jetën. Amargi përdor cope te endur me tezgjah qe merret nga gra shume te talentuara por te margjinalizuara ekonomikisht; ne kete mënyre, ne mbështesim ekonominë vendase dhe gratë e margjinalizuara. Për me tepër, Amargi është inspiruar nga lëvizja mbarëbotërore e qëndrueshmërise ne boten e modës, ku firma te ndryshme mode po mundohen te bëhen me të qëndrueshme duke investuar ne tekstile organike ose metoda tradicionale prodhimi. Amargi menaxhohet si biznes; si i tillë, më jep mundësinë te testoj, strategjizoj, eksploroj, gjë qe me pëlqen. Amargi është një firme mode; si e tille, me jep mundësinë te shpreh kreativitetin tim.

LEXO EDHE:  Startupi fitues i Uplift Albania Ipervox drejt një raundi investimesh prej mese gjysmë milionë euro

PCWA: Çfarë është Amargi?

Amargi është një firme mode e qëndrueshme shqiptare me impakt social.

PCWA: Si është ngritur kjo platformë shitjesh, ekipi që fshihet pas saj?

Pas Amargi qëndrojnë dy vajza: Arilda dhe Joana. Joana merret kryesisht me pjesën e dizajnit ndërsa unë merrem me anën e biznesit.

Amargi operon online. Nëpërmjet faqeve sociale (Instagram dhe Facebook), ne bëjmë marketingun. Ndërsa nëpërmjet faqes tone ne Shopify, behen blerjet.

PCWA: Çfarë e bën Amargi të veçantë dhe pse duhet njerëzit ta zgjedhin?

Amargi nuk është thjesht një firme mode me rroba te veçanta. Amargi qëndron mbi një filozofi. Kur vesh Amargi, ti bëhesh pjese e një klike qe vishet ndryshe dhe suporton ekonominë lokale dhe ambientin.

PCWA: Si është pritur platforma nga tregu? Kostoja e produkteve Amargi?

Reagimi i përgjithshme ka qene shume pozitiv. Njerëzit e pëlqejnë shume idenë dhe rezultatin final. Çmimet janë mbi mesataren e asaj qe një blerëse tipike shqiptare do harxhonte për një veshje e për ketë arsye, shitjet nuk kane qene te shumta.

PCWA: Si është mbështetur platforma financiarisht, është fitimprurëse në këto momente?

Platforma deri tani është e vetëfinancuar. Për momentin, nuk është akoma fitimprurëse.

PCWA: Disa statistika rreth Amargi?

4,000 ndjekës ne Media Sociale

4 Televizione Kombëtare kane folur për te

1 Sfilatë Mode

2 Partnershipe me Figura Publike

6 Muaj ne Operim

PCWA: Çfarë mund të na thoni për eksperiencën tuaj në Uplift?

Uplift ka qene një eksperience shumë e bukur qe me ka njohur me te rinj shume inspirues qe po ndjekin ëndrrat e tyre dhe mentorë te shkëlqyer qe janë biznesmenë te suksesshëm e njerëz shume te mire.

LEXO EDHE:  Albanian ICT Awards shtyn deri më 17 Prill afatin e aplikimeve të edicionit të 8-të

PCWA: Cila ka qenë sfida e krijimit të Amargi?

Njerëzit nuk e kuptonin dhe besonin ne fillim.

PCWA: Cilat janë objektivat e radhës të Amargi?

Te lancojmë koleksionin Pranvere-Vere 2020, te rrisim audiencën ne media sociale, te vendosim produktet e Amargi ne lokacione fizike. /PCWorld Albanian