Blog

Amazon beson se robotët nuk do të punojnë dot pa staf njerëzor

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 11 Qershor 2019
0
Por pavarësisht investimeve të mëdha në këtë fushë, Tyre Brady, shefi i teknologjisë robotike, tha se nuk sheh një të ardhme ku magazinat e Amazon. Amazon beson se robotët nuk do të punojnë dot pa staf njerëzor

Magazinat e Amazon gjithnjë do të kenë nevojë për staf njerëzor tha shefi i robotikës pranë kompanisë.

Distributori Amerikane ka në përdorim mese 200,000 robotë të cilët punojnë nëpër 50 magazina të ndryshme.

Por pavarësisht investimeve të mëdha në këtë fushë, Tyre Brady, shefi i teknologjisë robotike, tha se nuk sheh një të ardhme ku magazinat e Amazon do të automatizohen plotësisht sepse sipas tij është e pamundur.

“Mënyra sesi e shoh unë është një simfoni mes njerëzve dhe makinerive që punojnë së bashku,” tha Ai.

Një prej robotëve kryesorë të kompanisë është Pegasus, një robot i cili kryen punën e fundit përpara se paketimi të dërgohet tek posta.

Njerëzit i vendosin pakot në robot i cili më pas i transporton për dërgesë. Një specialist kontrolli monitoron lëvizjen e 800 robotëve Pegasus njëherazi.

Kompania gjithashtu operon robotin Xanthus, një version i përditësuar i robotit për transportimin e paletave. Sipas Amazon deri më sot kanë transportuar mese 2 miliardë kuti plastike. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Bashkimi Evropian do të mbështesë planin e taksës dixhitale edhe nëse mungon konsensusi global

Tags >

Amazon
Lajmet e fundit>