Biznes

Amazon dhuron 1 milionë dollarë për Wikipedian

Sep 25 2018
0 Shpërndarje
Amazon tha se konsumatorët gjithashtu mund të mbështesin Wikimedian përmes Alexa Donations. Amazon dhuron 1 milionë dollarë për Wikipedian

Amazon dhuroi 1 milion dollarë për Fondacionin Wikimedia i cili mirëmban Wikipedian.

Ky fond vjen në mbështetje të Wikipedias dhe përmes informacionit të kësaj platforme ofron përgjigje pyetjeve që i drejtoheni asistentit virtual Alexa.

Amazon tha se konsumatorët gjithashtu mund të mbështesin Wikimedian përmes Alexa Donations.

Dhurimi vjen në një kohë kur vlera e Amazon ka shënuar rekord prej 950 miliardë dollarë dhe është gati të bëhet kompania e dytë pas Apple me vlerë 1 trilionë dollarë.

Ende dhurata e ekzekutivit Bezos ngelet në hije kur konsiderojmë pasurinë e tij marramendëse prej 159 miliardë dollarësh. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>