Blog

Amazon do të hedhë mijëra satelitë interneti në orbitë

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 04 Prill 2019
0
Distributori Amerikan është emri i radhës i madh që hyn në këtë sektor. Rrjeti SpaceX i Starlink do të ketë 12,000 satelitë kur të finalizohet ndërsa OneWeb lançoi satelitët e parë 5G në Shkurt. Amazon do të hedhë mijëra satelitë interneti në orbitë

Amazon dëshiron që të hedhë në orbitën e Tokës mijëra satelitë për të ofruar akses në internet në mbarë globin.

Me projektin Projekt Kuiper, kompania tha se do të dërgojë 3,326 satelitë për të mbuluar hapësirën ku jetojnë 95% e popullsisë së botës.

Detajet nuk dihen, përfshirë edhe koston që do të ketë projekti apo kur rrjeti do të hyjë online. Amazon konfirmoi planet për GeekWire.

Distributori Amerikan është emri i radhës i madh që hyn në këtë sektor. Rrjeti SpaceX i Starlink do të ketë 12,000 satelitë kur të finalizohet ndërsa OneWeb lançoi satelitët e parë 5G në Shkurt.

Projekti Kuiper është një iniciativë me satelitë që të hidhen në orbitën më të afërt të tokës dhe të ofrojnë vonesa të vogla transmetimi dhe konektivitet të shpejtësisë së lartë.

Është një projekt afatgjatë i cili do tu shërbejë miliona njerëzve që nuk kanë as aksesin më bazik në internet.

Në Nëntor Amazon tha se do të ndërtonte 12 stacione në Tokë të cilët do të transmetojnë të dhënat mes satelitëve. Gjithashtu kompania Blue Origin e Jeff Bezos është duke ndihmuar Telesat të lançojë satelitë interneti në orbitë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  WhatsApp sjell funksionin e shumëpritur të sigurisë

Tags >

Amazon
Lajmet e fundit>