Biznes

Amazon feston 15 vjetorin e biznesit online në Britani

Publikuar , 16 Tetor 2013
0
Amazon feston 15 vjetorin e biznesit online në Britani

AMAZON UK shënon përvjetorin pesëmbëdhjetë gjatë ditës së martë, ku operimet e veta për Britaninë filluan në vitin 1998.

Amazon ka parë një rritje dramatike në periudhën prej 15 vitesh ku të hyrat janë rritur nga 293,643 dollarë në tremujorin e parë të vitit 1999, pas lëshimit në Mbretërinë e Bashkuar, në 15.7 miliardë dollarë që janë arritur gjatë tremujorit të kaluar të këtij viti.

Megjithatë këtë rritje rekorde të Amazon, përfitimet e veta vështirë se mund të ndiqen.

Tremujorin e kaluar, Amazon raportoi një humbje prej më tepër se 11 milionë dollarë, por financat e ndërmarrjes nuk e kanë ndalur themeluesin Jeff Bezos.

Në një letër për aksionerët gjatë muajit prill, Bezos mbeti i paepur që Amazon duhet të marrë një shikim afatgjatë të përfitimeve.

Për të shënuar 15 vjetorin në tregjet e Mbretërisë së Bashkuar, Amazon gjatë ditës së djeshme lëshoi një listë të top produkteve të shitura, ku Adele ishte artistja më e shitur përgjatë të gjitha formateve, albumi Midnight Memories i One Direction mori titullin e albumit të shitur më së shpejti për të gjitha kohërat dhe seritë e Harry Potter – Deathly Hallows – u emëruan si produkti më së shpejti i shitur i të gjitha kohërave.

Filmi Despicable Me ishte njëri nga filmat më së tepërmi të transmetuar në platformën e vet LoveFilm. (PCWorld Albanian)

Amazone

LEXO EDHE:  Funksioni i ri i Google Maps u shpëton "kokën" shoferëve

Tags >

Amazon
Lajmet e fundit>