Biznes

Amazon fitoi 25.59 miliardë $ gjatë tremujorit të fundit të vitit 2013

Publikuar , 31 Janar 2014
0
Amazon fitoi 25.59 miliardë $ gjatë tremujorit të fundit të vitit 2013

amazon-Amazon ka raportuar fitimet e kompanisë prej 239 milionë dollarë, ose 51 centë për aksion, në një fitim prej 25.9 miliardë dollarë. Këto shifra paraqesin pritjet e parashikuara nga Wall Street.

Analistët mesatarisht pritnin që Amazon të fitonte 66 centë për aksion në një total prej 26.06 miliardë dollarë, por që paraqet një mospërputhje në krahasim me rezultatin final që është arritur në të vërtetë.

Për tremujorin aktual të vitit, Amazon thotë që pret të sjell shitje neto mes 18.2 dhe 19.9 miliardë dollarë.

Megjithëse kishte rritje pozitive të shitjeve, investitorët ishin të zhgënjyer nga rezultatet. Aksionet e Amazon-it shiteshin në vlerë prej 40.51 dollarë pas disa orësh, duke shënuar rënie me 10 për qind.

Historia është e njohur tashmë për kompaninë Amazon, që ka publikuar rënie të fitimeve dhe nganjëherë miliona dollarë humbje në emër të rritjes në të ardhmen.

Ndërkohë shitjet janë rritur, por rritje kanë pasur edhe shpenzimet e Amazon në kompani të reja duke përfshirë infrastrukturën e shitjes dhe marrëveshjet për përmbajtje të cilat mund ta dallonin atë nga rivalët.(PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Së shpejti do të mund të kërkoni në Amazon duke përdorur Snapchat

Tags >

Amazon
Lajmet e fundit>