Biznes

Amazon fiton ndaj IBM-së në rastin e kontratës për cloud për CIA-n

Publikuar , 08 Tetor 2013
0
Amazon fiton ndaj IBM-së në rastin e kontratës për cloud për CIA-n

CIAShërbimi i Uebit Amazon ka shënuar një fitore kyçe në gjykatë në fillim të kësaj jave në “betejën” me IBM për një kontratë prej 600 milionë dollar, për të ndërtuar një infrastrukturë cloud për Agjencinë Qendrore të Inteligjencës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (CIA).

Pas dëgjimit të argumenteve për këtë rast të hënën, gjykatësi Thomas Wheeler nga Gjykata e Kërkesave Federale e SHBA-së vendosi në favor të kërkesës së Amazon për gjykimin në regjistrin administrativ në fjalë. Teksti i shkruar për opinionin ende nuk është publikuar, por pritet të vijë së shpejti.

Një deklaratë IBM tregoi që do të apelojë vendimin e gjykatës: “Ne jemi të zhgënjyer me vendimin nga Gjykata e Kërkesave Federale e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke përmbysur rekomandimin e GAO-s për të rihapur garën dhe për të përmirësuar të metat në procesin e tenderimit,”- tha kompania në një deklaratë.

“IBM planifikon të ankohet për këtë vendim. Ky vendim i gjykatës duket posaçërisht jo i duhuri në dritën e kohërave të tanishme, pasi oferta e IBM-së ishte superior në shumë mënyra, duke përfshirë efikasitetin shumë më të madh në kosto.

Për më tepër, IBM për dekada të tëra ka furnizuar qeverie me operacione të dëshmuara me misione kritike.

Kompania mbetet e përkushtuar për të ofruar zgjidhje të sigurt, të besueshme dhe të fuqizojë zgjidhjet në cloud për agjencitë federale.” (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Njeriu më i pasur në botë humbi 7 miliardë dollarë në pak orë

Lajmet e fundit>