Lajmet

Amazon Flow për iOS iu lehtëson blerjen e produkteve

Publikuar , 09 Shkurt 2014
0
Amazon Flow për iOS iu lehtëson blerjen e produkteve

amazonAmazon ka gjetur një rrugë të re për të bërë para nga aplikacionet e veta dhe kjo nuk ka të bëjë asgjë me klikimin në një reklamë. Kompania tashmë ka një aplikacion zyrtar për iOS dhe tani ka lëshuar një veçori të re të quajtur “Flow”. K

jo veçori iu mundëson përdoruesve të skanojnë produkte me kamerën e pajisjes së tyre iPhone dhe më pas ta blejnë atë produkt në Amazon.com përgjatë aplikacionit. Sipas Amazon, Flow punon vetëm me iOS 7 dhe punon më së miri nëse përdoruesi është duke kërkuar produkte si libra, video lojëra, sende të paketuara ushqimore.

E vetmja punë e madhe që ka nevojë të kryhet nga përdoruesi është ta lëvizë kamerën e iPhone-it përgjatë një produkti dhe më pas aplikacioni do ta kërkojë dhe do t’ia mundësojë përdoruesit opsionin për ta blerë atë në Amazon.com. Për më tepër, përdoruesit kanë opsionin për të skanuar për gjëra të shumta në të njëjtën kohë.

Sapo të arrihet ajo çfarë kërkohet, aplikacioni ruhet në histori, duke iu mundësuar përdoruesve që të shtojnë kartën për blerje ose për ta ruajtur për më vonë. Aplikacioni Flow është ende në dispozicion për iOS dhe Android, ndonëse presim që kompania të tërheqë përdorues pasi ata ta kuptojnë që këtë gjë e kanë brenda aplikacionit qendror të Amazon.

Mundësia që përdoruesit e smartfonëve të skanojnë barkode ka qenë gjithmonë diçka interesante, por për shkak të ndërlikimit të madh që ndodhet për disa përdorues rreth kësaj, nuk është shumë e përshtatshme që të përdoren pasi që, barkodët nuk gjenden lehtësisht. Për më tepër, disa përdorues të smartfonëve mund të mos e kenë asnjë ide të vetme se ku duhet të kërkohet barkodi në një produkt, ose ata mund të mos e dinë madje as edhe çfarë është barkodi.

LEXO EDHE:  Ndërtimi i fundit eksperimental i Windows 10-ës fokusohet tek kërkimi

Kështu Amazon ka bërë një veprim të mençur dhe mund të detyronte edhe sfiduesit si eBay që ta vendosnin një veçori të ngjashme për aplikacionin e tyre. “Ata nuk kanë nevojë për telefonin.

Hapësira harduerike është një biznes i ndërlikuar dhe i pamëshirshëm dhe ata mund ta arrijnë të njëjtën gjë me një aplikacion për t’i angazhuar përdoruesit sipas asaj mënyre,” tha Carolina Milanesi, që është udhëheqëse strategjike e vizionit për Kantar WorldPanel. “Nëse qëllimi është të shitet më tepër, atëherë ata më mirë të vijnë me një aplikacion që e bën të lehtë blerjen, që është ajo që e kanë bërë me Flow.” (PCWorld Albanian)

Tags >

AmazoniOS
Lajmet e fundit>