Biznes

Amazon investon në teknologjinë e makinave autonome

Nga: PCWorld
Publikuar , 26 Qershor 2020
0
Distributori online më i madh në botë ka rritur investimet në këtë sektor ku jo më larg se viti i kaluar investoi 530 milionë dollarë në startupin tjetër Aurore Innovation. Amazon investon në teknologjinë e makinave autonome

Amazon ra dakord të blejë startupin e sistemeve të vetëdrejtimit për makina Zoox në një marrëveshje e cila kap vlerën e 1 miliardë dollarëve. Teknologjinë e startupit Amazon do ta përdorë në makinat autonome.

Distributori online më i madh në botë ka rritur investimet në këtë sektor ku jo më larg se viti i kaluar investoi 530 milionë dollarë në startupin tjetër Aurore Innovation.

Amazon dhe Zoox nuk detajuan termat financiarë përveç transaksionit prej 1 miliardë dollarësh.  Startupi ka vetëm 6 vite që është themeluar. Wall Street Journal e vlerësonte Zoox me 3.2 miliardë dollarë.

Zoox do të vijojë të ekzistojë si një biznes më vete. Zoox ka zgjedhur rrugën më të vështirë për të hyrë në industrinë e makinave autonome duke ndërtuar jo vetëm sistemet dhe softuerin opr edhe vetë makinën.

Me mbështetjen e Amazon startupi mund të rivalizojë pse jo edhe vetë divizionin Waymo të Google. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Hakimi i Bezos, dyshohet përshirja e princit Saudit Mohamed Bin Salman

Tags >

Amazon