Biznes

Amazon kërkon 70,000 punëtorë sezonalë këtë vit

Publikuar , 01 Tetor 2013
0
Amazon kërkon 70,000 punëtorë sezonalë këtë vit

Amazon Holds News ConferenceKompania Amazon është duke shikuar të punësojë më tepër se 70,000 punëtorë, me kohë të plotë gjatë fundvitit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo shifër paraqet një rritje prej 40 për qind në krahasim me vitin e kaluar, teksa është rritur numri i kërkesave nga konsumatorët.

Në një lajmërim, Amazon thotë që pret po ashtu që t’i shndërrojë mijëra nga këta punëtorë sezonalë në punëtorë të rregullt pas fundvitit, siç ka bërë vitin e kaluar.

Dave Clark, që është zëvendës president i operacioneve mbarëbotërore dhe shërbimeve për konsumatorë në Amazon, thotë që deri tani, ndërmarrja ka kthyer më tepër se 7,000 punëtorë të përkohshëm në punëtorë të rregullt në SHBA.

Sipas kompanisë Amazon , punonjësit e saj për këtë fundvit mesatarisht fitojnë 94 për qind të pagave fillestare që merren nga punëtorët e rregullt në qendrat e veta për plotësim dhe janë të pranueshëm edhe për përfitimet për kujdesin shëndetësor. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Me funksionin e ri në Instagram mund të ndani historitë vetëm me miqtë e afërt

Tags >

Amazon
Lajmet e fundit>