Softuer

Amazon lanson lexues Kindle për PC

Publikuar , 23 Tetor 2009
0
Amazon lanson lexues Kindle për PC

Softueri në fjalë lejon përdoruesit të blejnë dhe të lexojnë e-Libra nga dyqani i Amazon pa paguar qindra euro për një lexues të veçantë Kindle.

Megjithatë pavarësisht kësaj ekzistojnë avantazhe për ata që veçse kanë investuar në një pajisje Kindle. Aplikacioni i kompjuterit do të sinkronizohet me pajisjen Kindle, duke ruajtur në mënyrë automatike faqen e fundit të lexuar në libër. Kjo do të thotë se mund të filloni të lexoni një libër në Kindle, dhe pastaj të vazhdoni ku keni mbetur në kompjuter.

Kindle for PC është një vegël me aftësi multi-touch që punon në PC me Windows 7, duke i mundësuar përdoruesve të shfletojnë një faqe përmes lëvizjes së gishtit, ose të afrohen apo të largohen nga teksti përmes lëvizjes së gishtërinjve në ekran.

Përdoruesit e kompjuterit nuk kanë nevojë të qajnë kokën rreth transferimit të e-librave nga njëri kompjuter në tjetrin, pasi që Amazon deklaron se pronarët mund t’i qasen librarisë së tërësishme të librave të blerë nga serverët e kompanisë.

Softueri pa pagesë i kompjuterëve mund të kthehet si një opsion më i mirë sesa versioni Internacional i Kindle, të cilin Amazon do ta sjellë në Britani të Madhe gjatë kësaj jave.

Kindle for PC do të ofrohet për shkarkim gjatë muajit të ardhshëm nga ueb faqja e Amazon.

LEXO EDHE:  Ja sesi të ndaloni përditësimet automatike në Windows 10

Lajmet e fundit>