Lajmet

Amazon “Login and Pay” ju ndihmon të bëni më lehtë blerje online

Publikuar , 10 Tetor 2013
0
Amazon “Login and Pay” ju ndihmon të bëni më lehtë blerje online

amazona pagesTë gjithëve na kap shpeshherë bezdia kur duam të blejmë diçka në një faqe të cilën nuk e kemi përdorur më parë dhe na duhet të regjistrojmë të gjitha të dhënat nga fillimi, duke nisur që nga emri e deri tek numri i kartës së kreditit e adresa postare.

Për t’ua lehtësuar këtë proces përdoruesve, Amazon ka menduar të implementojë një shërbim të quajtur “Login and Pay”.

Ashtu siç jeni mësuar të përdorni Facebook-un apo Google-in për t’u regjistruar në faqe të tjera, po në të njëjtën mënyrë mund ta përdorni edhe shërbimin e Amazon-it.

Në fakt, Amazon ka pasur një shërbim pagese prej disa kohësh, por sistemi i ri ka edhe veçori të tjera. Është shumë i ngjashëm me PayPal, por, në këtë rast, keni llogarinë tuaj Amazon.

Sigurisht, në mënyrë që ta përdorni, duhet që edhe dyqani nga ku do të blini ta suportojë këtë shërbim. Le të shpresojmë që shumë dyqane do ta shohin të arsyeshme ta adaptojnë atë.

Gjithsesi, do të na duhen disa muaj për të parë ecurinë dhe për të dhënë një përfundim të saktë të suksesit të këtij shërbimi. Kompania ka mbi 215 milionë llogari aktive klientesh, u shpreh Tom Taylor, zv. President i Amazon-it. (PCWorld Albanian)

[youtube id=”T6TnK5MRSVY”]

LEXO EDHE:  Ndërprerja e Facebook-ut vë në pikëpyetje për mënyrën tonë të jetesës

Tags >

Amazon
Lajmet e fundit>