Biznes

Amazon mohon raportimet se do të pranojë Bitcoin si formë pagese

Nga: PCWorld
Publikuar , 28 Korrik 2021
Një vend i ri pune i hapur në kompani në lidhje me kriptomonedhat dhe teknologjinë blockchain shtoi akoma më tej entuziazmin. Amazon mohon raportimet se do të pranojë Bitcoin si formë pagese

Amazon reagoi për të rrëzuar çdo spekulim se ishte gati të hynte në botën e bitcoin e madje ta pranonte atë si opsion pagese.

Kompania refuzoi spekulime por të paktën nuk i la entuziastët e crypto të pashpresë. Pranimi i bitcoin si formë pagese nga Amazon do të ishte ajo që të gjithë e shohin si adoptim në masë i kriptomonedhave.

Madje u tha se Amazon do të pranonte pagesa në bitcoin që nga fundi i këtij viti. Një vend i ri pune i hapur në kompani në lidhje me kriptomonedhat dhe teknologjinë blockchain shtoi akoma më tej entuziazmin.

Këto spekulime dërguan çmimin e bitcoin nga 30 mijë në 40 mijë dollarë, rritja më e madhe në një ditë të dy muajve të fundit. A do ta pranojë Amazon bitcoin si formë pagese? Apo të krijojë një kriptomonedhë vetjake? /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Një krah robotik për të luftuar koronavirusin

Tags >

Amazon