Analiza

Amazon, në “humbje” me secilin tablet që prodhon!

Publikuar , 03 Tetor 2011
0
Amazon, në “humbje” me secilin tablet që prodhon!

UBM ka spekuluar se Kindle Fire i kushton Amazon’it vetëm 150 dollarë, ndërsa në treg shitet për 199 dollarë. Por parashikim i UBM është i bazuar në atë PlayBook i kushton BlackBerry’it rreth 170 dollarë për tu ndërtuar ndërsa Kindle Fire ka specifika të ngjashme kështu që çmimi mund të jetë i ngjashëm.

Në anën e shtrenjtë, Gene Munster nga Piper Jaffray thekson se Kindle Fire kushton rreth 250 dollarë, duke rezultuar me një humbje prej 50 dollarë prej secilit tablet të shitur. Hulumtimi nga iSuppli në anën tjetër e vendos çmimin në 210 dollarë. 

Cilido që të jetë rasti, strategjia e çmimit të Amazon është e mirë për konsumatorët. Nëse kompania është duke fituar 50 dollarë në secilin tablet siç sugjeron UBM, kjo hap derën mirë për shitje dhe rezultate të mira, dhe madje edhe hapësirë për çmime më të ulëta gjatë festave.

Edhe nëse parashikimi i iSuppli prej 2010 dollarë është i besueshëm atëherë Amazon duhet të shes 10 dollarë përmbajtje për të dal barazi – në 250 dollarë, paraqitet një distancë më e madhe në fitim dhe humbje, por sërish përmbajtja e shitur e dirigjon çmimin.

Përveç shitjes së përmbajtjeve digjitale si muzikë, libra elektronik dhe aplikacione, Amazon ofron edhe një seksion interesante me disa të mira tjera. Ajo ofron një shërbim të quajtur Amazon Prime që shpreson se përdoruesit e Amazon Kindle Fire do ta përdorin për të blerë gjëra nga Amazon Online Store. /pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Huawei nuk pyet për sanksionet Amerikane, mbyll distancën me Samsung

Lajmet e fundit>