Biznes

Amazon nën hetim nga Komisioni Evropian për konkurrencë të pandershme

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 17 Korrik 2019
0
Deri më sot Amazon ka qenë kompania e vetme që i ka shpëtuar gjobave nga Komisioni Evropian. Amazon nën hetim nga Komisioni Evropian për konkurrencë të pandershme

Komisioni Evropian i Konkurrencës hapi një hetim formal ndaj gjigantit Amerikan të teknologjisë Amazon për të mësuar nëse kompania ka përdorur të dhënat e shitjeve për të fituar një avantazh të padrejtë përballë shitësve të vegjël në platformën e saj Marketplace.

Komisioni tha se do të hetojë marrëveshjet e Amazon me shitësit e Marketplace si dhe mënyrën sesi Amazon përdor të dhënat për të zgjedhur se cilin shitës vendos tek “Buy Box” në sajtin e saj.

Lajmi për hapjen e hetimeve vjen të njëjtën ditë që Amazon lajmëroi ndryshime në marrëveshjet që bën me shitësit e palëve të treta.

“Tregtia online ka rritur konkurrencën, shtuar zgjidhjet dhe ulur çmimet,” tha Komisionerja për Konkurrencën Margaret Vestager.

“Ne duhet të sigurohemi që këto avantazhe të mos cenohen nga konkurrenca e pandershme,” vijoi Ajo.

Nuk dihet se çfarë ndryshime ka aplikuar Amazon ndaj marrëveshjeve që bën me palët e treta por tha se do të ndikojnë tek hetimi i autoriteteve Evropiane.

Shtatorin e vitit të kaluar autoritetet Evropiane thanë se do të hetojnë praktikat e grumbullimit të të dhënave nga Amazon.

Hetimi mund të jetë i fundit për Vestager e cila ka shërbyer si Komisionere e Konkurrencës në pesë vitet e fundit. Gjatë lidershipit të saj janë ndëshkuar kompani me gjoba marramendëse si Google, Qualcomm dhe Facebook. Apple është detyruar të paguajë përftime me vlerë 15.4 miliardë dollarë në taksa në Irlandë.

Deri më sot Amazon ka qenë kompania e vetme që i ka shpëtuar gjobave nga Komisioni Evropian. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Amazon do të hedhë mijëra satelitë interneti në orbitë

Tags >

Amazon
Lajmet e fundit>