Biznes

Amazon nuk ka përfitime nga lexuesi elektronik Kindle

Publikuar , 15 Tetor 2012
0
Amazon nuk ka përfitime nga lexuesi elektronik Kindle

Amazon nuk përfiton as një lek nga shitjet e lexuesve elektronikë dhe tabletave, thotë shefi ekzekutiv i Amazon Jeff Bezos.

“Ne e shesim harduerin me çmimin që e marrim”, – tha Bezos në një intervistë e cila u publikua të enjten në BBC. “Ne duam që të marrim para kur njerëzit përdorin pajisjet tona, jo kur i blejnë ato.”

Intervista e Bezos konfirmon spekulimet rreth Amazon që thuhej se nuk ka përfitime nga shitja e harduerit. Për Amazon, Kindle është si një portë për të hyrë në blerjen e produkteve të cilat i ofron kompania në uebfaqe, pra e-librat, filmat dhe aplikacionet.

Bezos është shprehur më kohë se Amazon është një biznes që nuk fiton shumë

Bezos gjatë gjithë këtyre viteve kishte thënë se modeli i biznesit të Amazon është lloj biznesi që fiton pak.

Kjo strategji biznesi është shumë më ndryshe nga strategjitë e kundërshtarëve të Amazon, posaçërisht Apple.

Ndërkohë Apple po i afrohet Amazon për sa i përket çmimit me lëshimin e iPad Mini-it i cili do të kushtojë rreth $299 ose më pak. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Njeriu më i pasur i botës jep 10 miliardë dollarë për të luftuar ndryshimet klimaterike