Biznes

Amazon përgatitet për ditën e lansimit të Windows 7

Publikuar , 19 Tetor 2009
0
Amazon përgatitet për ditën e lansimit të Windows 7

Sipas shitësit Amazon, konsumatorët që kanë bërë para-porosi të Windows 7 do të pranojnë sistemin operativ me datën 22 tetor, pra mu në ditën e paraqitjes së këtij sistemi operativ. Kompania gjithashtu është duke ofruar dërgesa në ditën e lansimit për më shumë se 250 kompjuterë nga HP, Dell, Acer dhe prodhues tjerë të kompjuterëve që sjellin PC me Windows 7 të para-instaluar. Këta kompjuter janë të gatshëm për para-porosi nga ueb faqja.

Amazon ka përcjellë paralajmërimin me detaje në lidhje me suksesin e Windows 7 deri në ditët e sotme. Windows 7 ishte bestseller në Amazon për dy javë me radhë kur është paraqitur në datën origjinale për para-porosi më herët gjatë këtij viti. Kjo kompani gjithashtu theksoi se deri më tani, Windows 7 ka tërhequr në të njëjtën periudhë të momentit të paraqitjes më shumë porosi sesa së bashku Windows Vista e Windows XP .

Një arsye kyçe pse Windows 7 është aq atraktive për blerës gjatë kësaj periudhe ishte se sistemi operativ kishte një çmim të shkurtuar. Duke filluar prej muaji qershor, Windows 7 Home Premium kushtonte vetëm 49 dollarë, nja 70 dollarë më pak sesa versioni origjinal që shitet në dyqane për 119 dollarë. Windows 7 Professional ishte në shitje për 99$, që është përgjysmë më lirë sesa çmimi i shitjes në dyqan.

Tani që ky program ka tejkaluar afatin, Amazon momentalisht po ofron version të Windows 7 me para-porosi.

LEXO EDHE:  MasterCard do tju mbrojë nga tarifimi pas periudhës "free trial"

Lajmet e fundit>