Lajmet

Amazon përmirëson performancën e platformës menaxhuese CloudFormation

Publikuar , 17 Gusht 2013
0
Amazon përmirëson performancën e platformës menaxhuese CloudFormation

Shërbimet Ueb Amazon (AWS) kanë shtuar funksione të reja tek platforma e menaxhimit të CloudFormation, ku pretendohet se këto ndryshime do të sjellin përmirësim të performancës.

Kompanitë që po përdorin aplikacione të ekzekutuara në cloud (re) jo vetëm që po rriten në numër, por gjithashtu ato po rrisin edhe shkallën e kompleksitetit të aplikacioneve.

Kjo sjellë kërkesa të larta për platformat menaxhese, ku do ti duhet ti lejojnë përdoruesve opsione më cilësore të programimit edhe të shkallëzimit të aplikacioneve në cloud.

CloudFormation pretendon ti jap zhvilluesve edhe administratorëve të sistemit një mënyrë për të krijuar dhe menaxhuar një koleksion të burimeve, përmirësimin e tyre me trendin e parashikimit.Shtesa më e fundit në platformë është procesimi paralel dhe përmirësimet e lidhura.

Funksioni i parë lejon CloudFormation të krijojë, përmirësojë dhe shuaj burime në paralel me qëllim që të përmirësojë performancën e këtyre operacioneve. Për shembull, sigurimi i një parametri RAID 0, i cili përfshin krijimin e volumeve të blloqeve ruajtëse elastik, aktualisht është më i shpejtë, sepse CloudFormation mund të ofrojë volume në paralel, thuhej në njëpostim në blog të Amazon.

Automatikisht platforma vendos se cila prej modeleve burim mund të krijohen në paralel. Modelet përdoren si gjurmë kur punojnë në CloudFormation për të përshkruar raftet e aplikacioneve dhe burimeve të nevojshme Duke përdorur CloudFormation, një aplikacion me tre shtresa mund të krijohet lehtësisht dhe njëkohësisht në rregullin e duhur.

Me prezantimin e përmirësimeve të lidhura, përdoruesit mund të rregullojnë gjithashtu të gjitha pjesët në një, në vend që ti bënin veç e veç.

CloudFormation do të jetë pa pagesë. (PCWorld Albanian)

amazon web services

LEXO EDHE:  Google konfirmon variantet buxhetore të Pixel 3 dhe 3 XL

Lajmet e fundit>