Biznes

Amazon Prime rrit në mënyrë të ndjeshme çmimet në Evropë

Nga: PCWorld
Publikuar , 26 Korrik 2022
Rritje çmimesh pritet të ketë edhe në Spanjë dhe Itali me 39% ndërsa tregu i dytë më i madh në Evropë Gjermania do të shohë rritje me 30%. Amazon Prime rrit në mënyrë të ndjeshme çmimet në Evropë

Amazon do të rrisë çmimet e abonimeve Prime në mbarë Evropën duke filluar nga Shtatori, një rritje me 43% për abonimet vjetore.

Përmes një e-maili, kompania vuri në dijeni konsumatorët se abonimi vjetor i Prime do të kushtojë 70 euro dhe jo më 50 euro në Francë dhe 95 paund në vend të 79 paund që ishte më parë në Britani.

Rritje çmimesh pritet të ketë edhe në Spanjë dhe Itali me 39% ndërsa tregu i dytë më i madh në Evropë Gjermania do të shohë rritje me 30%.

Rritjet e çmimeve të Amazon Prime në Evropë vinë pak muaj pasi në SHBA u rritën nga 119 dollarë në 139 dollarë në vit.

Amazon fajëson rritjen e inflacionit dhe kostove operative për ndryshimin e çipeve. Ky i fundit vjen pak ditë përpara se kompania që postojë rezultatet financiare për tre mujorin e dytë të 2022.

Në fillim të vitit raportoi humbjen e hapë në 7 vite. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Cloudflare regjistron një sulm rekord DDoS

Tags >

Amazon