Biznes

Amazon rivalizon Elon Musk dhe SpaceX me rrjetin e saj të internetit satelitor

Nga: PCWorld
Publikuar , 06 Prill 2022
Dy prototipet e para të satelitëve të Project Kuiper do të lëshohen në fund të 2022. Amazon rivalizon Elon Musk dhe SpaceX me rrjetin e saj të internetit satelitor

Amazon.com siguroi lançimin e satelitëve në orbitë të internetit për të rivalizuar Elon Musk, kompaninë e tij SpaceX dhe rrjetin satelitor Starlink.

Gjiganti i e-commerce tha se Projekti Kuiper do të realizojë 83 lëshime në orbitë në 5 vitet e ardhshme dhe një prej kompanive që do të realizojë udhëtimet do të jetë Blue Origin në pronësi të vetë Amazon dhe themeluesit Jeff Bezos.

Gara për të ofruar internet satelitore përmes mijëra satelitëve në orbitën e ulët të Tokës është nxehur vitet e fundit ndërsa SpaceX aktualisht ka një avantazh të madh mbi të tjerët.

Dy prototipet e para të satelitëve të Project Kuiper do të lëshohen në fund të 2022.

18 lëshime do të bëhen nga raketat Ariane 6 të Arianespace, 12 nga Blue Origin dhe raketat New Glenn dhe 38 lëshime nga raketat Vulcan Centaur prodhuar nga United Launch Alliane, një bashkëpunim mes Lockheed Martin dhe Boeing.

Së bashku këto kompani do të ofrojnë kapacitetin e nevojeshëm për krijimin e një rrjeti satelitor tha kompania.

Project Kuiper synon të hedhë në orbitën e ulët të tokës mbi 3 mijë satelitë dhe shërbimi do të ofrohet për konsumatorë, familje, biznese dhe agjenci shtetërore. Fakti që satelitët operojnë në orbitën e ulët do të thotë se ndryshe nga satelitët e internetit që janë përdorur deri më sot, vonesat e transmetimit janë shumë më të ulët. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Bashkimi Evropian vendos diktatin mbi kompanitë teknologjike me Aktin e Shërbimeve Dixhitale