Biznes

Amazon vjen me oferta speciale për studentët e Mbretërisë së Bashkuar

Publikuar , 02 Prill 2014
0
Amazon vjen me oferta speciale për studentët e Mbretërisë së Bashkuar

1275153791-786x305Amazon gjatë ditës së hënë ka prezantuar programin e përqendruar për studentë në Mbretërinë e Bashkuar, duke iu dhënë atyre mundësinë që të bëjnë blerje me çmime të ulta për një periudhë të kufizuar kohore.

Ajo që duhet të kenë përdoruesit për ta marrë ofertën është një adresë e-maili ac.uk, e po ashtu edhe datën kur pritet të diplomoni, nivelin akademik dhe kursin që keni zgjedhur, për t’u kualifikuar. Sapo të pranoheni, Amazon do të ju ofrojë dërgim pa pagesë një-ditor për mbi 7 milionë gjëra në faqen e vet, e po ashtu edhe çmime të ulura për dërgimet Express dhe dërgimet e mbrëmjes.

Nga tani, deri më 15 maj, Amazon Student do të ju ofrojë me 20 për qind zbritje të gjithë harduerët Kindle Fire në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë Fire HD dhe HDX. Kompania është duke ofruar edhe një zbritje shtesë prej 20 për qind për librat e përdorur si pjesë e programit të vet Trade-In, që mund të jenë të dobishme për ata që janë duke kërkuar të marrin libra të përdorur nga viti i parë apo i dytë në universitet.

resource5Sidoqoftë, e tërë kjo do të mund të shihej si një hile për t’iu shtuar interesimin e të rinjve për Amazon Prime. Pas gjashtë mujorit të parë, ju do të keni mundësi të abonoheni në shërbimin premium për 39 funta në vit – që është një zbritje për 50 për qind e çmimit të zakonshëm – me mundësi të ri-abonimit automatik deri në katër vite.

Është ende një shumë e konsiderueshme, por ofron qasje tek shërbimet periferike si Prime Instant Video dhe Libraria e Huazimeve të Poseduesve të Kindle-it. Për më tepër, nëse nuk dëshironi të paguani, ju edhe mund ta bëni ndërprerjen pas periudhës prej gjashtë muajve. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Bezos parashikon, 1 trilion njerëz në sistemin diellor

Tags >

Amazon
Lajmet e fundit>