Harduer

Amazon lanson Kindle të ri me çmim prej 139 dollarë

Publikuar , 29 Korrik 2010
0
Amazon lanson Kindle të ri me çmim prej 139 dollarë

Shitësi më i madh online në bot dhe shitësi lider për e-lexues gjithashtu ka paraqitur gjeneratën e tretë Kindle, që është rreth 21 për qind më e vogël dhe 15 për qind më e lehtë sesa versioni i mëhershëm, por ende ka një çmim prej 189 dollarë

Amazon nuk ka dhënë shifrat e shitjes por javën që shkoi tha se shkalla e rritjes u trefishua pasi shkurtoi çmimin e pajisjes prej 259 dollarë dhe tha se e-librat ishin duke tejkaluar shitjet e librave me kopertina. Apple në anën tjetër tha se ka shitur më shumë se 3 milion iPad, me një çmim prej 499 dollarë qysh prej se është lansuar pajisja në prill të këtij viti.

Suksesi me Kindle i ka mundësuar kompanisë që të ul çmimin pasi që pajisje tjera rivale kanë filluar të futen në treg. Pajisjet në fjalë që u prezantuan sot do të fillojnë të shiten prej datës 27 gusht.

Pajisjet e reja kanë edhe kontrast të përmirësuar në ekran, por madhësia lexuese prej 6 inç mbetet e njëjtë. Shfletimi i faqeve tani është gjithashtu më i shpejtë dhe rreth 3500 libra mund të ruhen, që është dyfish më shumë krahasuar me sasin e mëhershme. Të dy modelet kanë një jetë-gjatësi të baterisë prej një muaj.

LEXO EDHE:  Edhe Microsoft po punon me një telefon me ekran që paloset

Lajmet e fundit>