Lajmet

Ambasada Amerikane dhuron pajisje për Policinë për të luftuar krimin kibernetik

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 26 Dhjetor 2019
0
Marrëveshja e nënshkruar nga Kreu i Zyrës së Sigurisë Rajonale Janet Meyer dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardian Veliu do të ndihmojë në luftën ndaj krimit kibernetik, terrorizmit dhe kriminalistikës. Ambasada Amerikane dhuron pajisje për Policinë për të luftuar krimin kibernetik

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka lajmëruar nëpërmjet një postimi në faqen e saj zyrtare se ka bërë një donacion me vlerë goxha të lartë për Policinë e Shtetit, në pajisje kompjuterike.

Marrëveshja e nënshkruar nga Kreu i Zyrës së Sigurisë Rajonale Janet Meyer dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardian Veliu do të ndihmojë në luftën ndaj krimit kibernetik, terrorizmit dhe kriminalistikës.

“Pajisjet, të dhuruara nga Shërbimi i Sigurisë Diplomatike dhe Asistencës për Trajnimin Anti-terrorizëm (ATA) të Departamentit të Shtetit, iu dhanë Policisë së Shtetit për luftën kundër krimit kibernetik, Drejtoria Anti-terror dhe Laboratori Kriminalistik.”

Këto pajisje do të krijojnë infrastrukturën e përshtatshme për institucionet shqiptare në luftën e tyre kundër terrorizmit:

“Ky dhurim pason programin prej 1.3 milionë dollarësh të ATA-s, i cili mbështet Policinë e Shtetit dhe Njësinë Anti-terror për të përforcuar aftësitë e tyre për të kryer hetime kundër terrorizmit.” – shkruhet në deklaratën e Ambasadës Amerikane. /SCAN

LEXO EDHE:  Facebook mund të krijojë disa versione të Libra mbështetur në monedha të ndryshme si dollar, euro dhe paund