Biznes

Ambasada Amerikane në Tiranë, thirrje bizneseve shqiptare për t’u bërë pjesë e Consumer Electronics Trade Show

Nov 23 2018
0 Shpërndarje
Ambasada Amerikane në Tiranë, thirrje bizneseve shqiptare për t’u bërë pjesë e Consumer Electronics Trade Show
Ambasada Amerikane në Tiranë, thirrje bizneseve shqiptare për t’u bërë pjesë e Consumer Electronics Trade Show.

Zyra Ekonomike dhe Tregtare e Ambasadës së SHBA në Tiranë, fton përfaqësuesit e sektorit privat që veprojnë në biznesin e produkteve elektronike të konsumit të marrin pjesë në Consumer Electronics Trade Show që zhvillohet në datat 8-11 Janar 2019Las Vegas, SHBA.

Nëse kompania juaj do ta konsideronte pjesëmarrjen në këtë event plotësoni formularin e bashkangjitur dhe dërgojeni atë në [email protected] PARA datës 30 Nëntor 2018. Për më shumë informacion mbi shfaqjen vizitoni https://www.ces.tech/

Për një listë të ekspozuesve vizitoni https://ces19.mapyourshow.com/7_0/search.cfm

Rreth CES

Consumer Electronics Trade Show është vendi më i madh i mbledhjes në botë për të gjithë ata që janë në biznesin e produkteve teknologjike të konsumit.

Në CES grumbullohen mbi 4,500 kompani ekspozuese, duke përfshirë prodhuesit, zhvilluesit dhe furnizuesit e pajisjeve të teknologjisë së konsumit, sistemet e shpërndarjes së teknologjisë dhe më shumë; një program me më shumë se 300 seanca konferencash dhe më shumë se 170,000 pjesëmarrës nga 150 vende. CES është vendi numër një ku ju mund të jeni në botën e produkteve elektronike të konsumit.

Kategoritë e produktit:

CES përmban kategoritë e produktit: Printime 3D; Aksesorë; IA; Audio / Video; Realiteti i shtuar; Baby Tech; C Space (Reklamim për Përmbajtje Argëtuese, Marketing); Dizajn & Burime; Digital Health; Dronë; e-Commerce & Enterprise Solutions; Eureka Park (Startups & Universitete); Family & Kids Technology; Fitness dhe Teknologji; Lojëra dhe realiteti virtual; Shëndeti dhe Mirëqenia; High-End Audio; Home Cinema; iproducts; M2M;OE-A; Resiliency Tech; Robotics; Self-Driving Technology; Sleep Tech; Smart Cities; Smart Energy; Smart Home; Sport Tech; Vehicle Technology; Wearables; Pajisjet dhe shërbimet wireless;

Pjesëmarrësit e mundshëm nga Shqipëria: Importuesit, shpërndarësit, shitësit, prodhuesit e mallrave elektronike të konsumit janë të ftuar të marrin pjesë. /BusinessMag

Tags >

CES
Lajmet e fundit>