Lajmet

Ambasada Amerikane, Shqipëria të distancohet nga prodhuesit e dyshimtë të teknologjisë 5G

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 19 Nëntor 2019
0
Kjo deklaratë vjen pasi SHBA ka nisur një fushatë kundër Huawei të cilin e akuzon për spiunazh kibernetik për llogari të qeverisë Kineze. Ambasada Amerikane, Shqipëria të distancohet nga prodhuesit e dyshimtë të teknologjisë 5G

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri përmes një postimi në rrjetin social Facebook bëri thirrje që kompanitë të cilat operojnë në fushën e telekomunikacionit të tregojnë kujdes me pajisjet që implementojnë në rrjete.

Kjo deklaratë vjen pasi SHBA ka nisur një fushatë kundër Huawei të cilin e akuzon për spiunazh kibernetik për llogari të qeverisë Kineze. Autoritetet Amerikane u kanë bërë thirrje aleatëve të shmangin teknologjinë dhe pajisjet e Huawei të cilin e sheh si kërcënim për sigurinë kombëtare.

Gjithashtu pak javë më pare operatori më i madh në Shqipëri Vodafone Albania testoi teknologjinë 5G dhe tha se për këtë eksperiment ka përdorur teknologjinë e kompanive perëndimore.

Deklarata e Ambasadës:

“Kur flitet për infrastrukturën 5G dhe atë kibernetike kritike në Shtetet e Bashkuara dhe në vende aleate të NATO-s siç është Shqipëria, ne nuk mund të jemi më të qartë: siguria nuk mund të kompromentohet apo të shitet. Është jetike të merret në shqyrtim nëse furnizuesit i nënshtrohet kontrollit nga një qeveri e huaj pa një shqyrtim gjyqësor të pavarur, nëse respektohen të drejtat e pronësisë intelektuale, dhe çfarë të kaluare kanë palët shitëse në lidhje me respektimin e shtetit të së drejtës. Në këtë këndvështrim, Shtetet e Bashkuara, Shqipëria dhe aleatët e NATO-s duhet të largohen nga ofrues dhe rrjete furnizmi jo të besueshme të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit në ato të besueshme… Liria nuk vjen falas dhe liria nuk është në shitje”. E Ngarkuara me Punë Leyla Moses-Ones gjatë një mëngjesi pune mbi sfidat në siguri, mbajtur në nder të Gjeneralit James Jones, Këshilltari i 22-të për Sigurinë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, ish Komandant i Forcave Supreme të Aleatëve të NATO-s, dhe Komandanti i 32-të i Korpusit të Marinsave të Shteteve të Bashkuara. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  ATU blen kompaninë e pestë më të madhe në vend të internetit fiks Digicom

Lajmet e fundit>