Lajmet

Ambasadori Vilson Mirdita viziton stendën e Kosovës në CeBIT 2011

Publikuar , 02 Mars 2011
0
Ambasadori Vilson Mirdita viziton stendën e Kosovës në CeBIT 2011

Gjate takimit me përfaqësuesit e kompanive pjesëmarrëse, z. Astrit Hyseni nga kompania RROTA, z. Valon Raca nga kompania PBC Kosova, z. Ermir Shala nga kompania Logistiscs Plus, përfaqësuesi nga Oda Ekonomike e Kosovës z. Hivzi Dragidella, përfaqësuesi nga programi KPEP i USAD-it, z. Rhedon Begolli dhe me drejtoreshën ekzekutive te STIKK, Znj. Vjollca Cavolli, Z. Mirdita dëgjoi diskutimet mbi sfidat dhe problemet e sektorit te TIK ne Kosovë si dhe iu transmetua ideja e prezantimit te Kosovës si destinacion kryesor për “outsourcing”.

Ne fund te vizitës, Ambasadori Mirdita shprehu gatishmërinë e tij personale si dhe te institucioneve kosovare per mbështetjen e iniciativave private për zhvillimin e biznesit dhe partneriteteve potenciale me shtetet gjermanofolëse.

LEXO EDHE:  Telegram me funksion të ri për ata që kërkojnë miqësi të reja

Lajmet e fundit>