Softuer

Ambiciet e reja mobile të Google

Publikuar , 09 Tetor 2011
0
Ambiciet e reja mobile të Google

Javën e kaluar, vetëm pak ditë para vdekjes së Steve Jobs, Apple shpalosi iPhone 4S, një përditësim në vend të një revolucioni për modelin udhëheqës të tregut botëror, e dy ditë më vonë HTC shpalosi një pajisje tjetër të fokusuar në performancë të zërit. Google së shpejti do të paraqet një model të ri të quajtur Nexus Prime dhe gjëra tjera interesante priten edhe nga Motorla. 

Ajo që vërehet dukshëm është trendi i Google dhe Microsoft për të mbajtur dhe formuar pozitat përkrahë Apple si fuqi botërore për telefona të mençur. Google ka rezultatet në favor të vetin, ku më shumë se gjysma e telefonave të rinj që shiten në tregjet e botës tani fuqizohen me Android. Por problemi tani është sesi të krijohet një rival i vërtetë për Apple iOS që ka qenë pionier i shfrytzëueshmërisë së lehtë.

Lajmi i radhës nga Google do të jetë me versionin e radhës të Android, Ice Cream Sandwich. Ky version pritet të ofrojë për herë të parë sikurse iOS, një përvojë të unisuar përgjatë telefonit dhe tabletit. Efekti, sipas kompanisë, do të mundësojë që zhvilluesit të jenë edhe më të lirë në punën e tyre. 

Nexus Prime në anën tjetër është model i prodhuar nga Samsung dhe kjo me gjasë nënkupton se Google do të fokusohet më shumë në harduer. Modeli kryesor i Samsung për momentin është Galaxy S 2 dhe sipas një ankete konsumatorët po kërkojnë më shumë një Galaxy S2 sesa një iPhone. Ajo është në maje të listës për shkak se është pajisje e hollë dhe e lehtë, por përmban një ekran të shkëlqyer dhe jetëgjatësi adekuate të baterisë. Nëse Samsung mban këto standarde, në mënyrë kredibilie mund të quhet si rivali më mbresëlënës i Apple, megjithëse njësia është vetëm pakëz më e rëndë sesa iPhone 4S.

LEXO EDHE:  Microsoft paralajmëron 800 milionë përdoruesit e Windows 10

Pra nëse Google do të fokusohet nësoftuer, kjo nuk do të thotë se nuk do të shohim veçori të reja. Google Wallet në disa pjesë të Amerikës, ku telefonat mund të përdoren si kartela krediti është duke u testuar mjaft mirë dhe po shfrytëzohet për të blerë shërbime apo të mira materiale, dhe sistemi i njohjes së zërit veçse është lansuar në shumë shtete para se të paraqitej vet shërbimi i ri i Apple, Siri.

Konsumatorët mund të presin që të ketë veçori të reja, por shumica kërkojnë që Google ka nevojë që të lehtësojë shfrytëzueshmërinë edhe më tej. Apple po vazhdon të ofroj një ndjenjë më të lehtë të shfrytëzimit dhe kjo është fal procesorit të ri të iPhone 4S. Në fakt, nuk ka ndonjë dallim të theksuar vetëm se Google duhet të mësojë sesi të bëjë softuerin e saj të ndihet më i unisuar në disa pjesë. Dhe nëse mund ta arrijë këtë, atëherë marshi i Androidëve do të përpijë kompaninë me “Mollën e Kafshuar”. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>