Lajmet

AMC lançon aplikacionin mobile pa pagesë “Explore Albania”

Publikuar , 13 Gusht 2013
0
AMC lançon aplikacionin mobile pa pagesë “Explore Albania”

AMCAMC sapo ka lançuar aplikacionin mobile pa pagesë të quajtur “Explore Albania”.

Ashtu si e tregon edhe emri, aplikacioni shërben si një guidë virtuale për të eksploruar Shqipërinë dhe për t’a njohur sa më mirë.

Informacioni dhe fotot që përfshihen në të janë të vlefshme jo vetëm për prezantimin e Shqipërisë ndaj të huajve dhe turistëve, por edhe për vetë shqiptarët.

Në “Explore Albania” përdoruesit mund të gjejnë informacione mbi atraksionet kryesore historike dhe arkeologjike, qytetet dhe zonat turistike, muzetë, qendrat tregtare, hotelet dhe atraksionet natyrore.

Kjo guidë elektronike praktike dhe e dobishme është shumë e thjeshtë në përdorim. Përveç shfletimit të informacionit me anë të këtij aplikacioni është e mundur që të ruani informacionet e preferuara ose kontaktet e nevojshme për t’ju referuar më vonë.

Aplikacioni “Explore Albania” është i disponueshëm në Google Play si dhe në App Store pa pagesë. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Gjermania aksion kundër gjuhës së urrejtjes online

Lajmet e fundit>