Lajmet

AMC, zyrtarisht fitues i licencës 3G

Publikuar , 06 Tetor 2011
0
AMC, zyrtarisht fitues i licencës 3G

amc-3G-noaPërmes një njoftimi në faqen zyrtare bëhet e ditur se “Këshilli Drejtues i AKEP, me Vendimin Nr. 1694, datë 28.09.2011, miratoi pajisjen e sipërmarrësit “Albanian Mobile Communications” sh.a me autorizim individual, për përdorimin e frekuencave në brezat 1935-1950 MHz çiftuar me 2125-2140 MHz dhe 1905-1910 MHz, spektër i paçiftuar, për ndërtimin e rrjetit dhe ofrimin e shërbimeve të lëvizshme tokësore në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë”.

AKEP njofton se “ky autorizim individual u lëshua në përfundim të tenderit publik me procedurë të hapur, ku “Albanian Mobile Communications” sh.a u shpall fitues me çmim të ofertës në vlerën pesëmbëdhjetë milionë e njëqindmijë euro”. 

LEXO EDHE:  Autoriteti i Konkurrencës kërkon nga AKEP që të marrë në konsideratë komentet e Vodafone Albania

Tags >

akep
Lajmet e fundit>