Lajmet

AMC i kërkon Qeverisë Shqiptare t’i jepet fund situatës monopolistike në shërbimet 3G

Publikuar , 10 Nëntor 2010
0
AMC i kërkon Qeverisë Shqiptare t’i jepet fund situatës monopolistike në shërbimet 3G

Në njoftim thuhet se qysh prej lajmërimit publik të tenderit për një licencë të vetme 3G, AMC ka shprehur rezervat e saja përsa i përket këtij procesi, në lidhje me faktin që krijon kushte monopolistike në treg, si dhe me çmimin e lartë për licencën (çmimi dysheme i tenderit ishte 12.5 milionë euro).

“Për këto arsye, AMC vendosi të mos marrë pjesë në një proces që e konsideron të dëmshëm për tregun shqiptar të telefonisë celulare, i cili ndërkaq përballet me presione të mëdha nga ana e enteve rregullatore. AMC beson se, pas zhvillimeve të fundit, bëhet e domosdoshme vënia në praktikë e deklaratës së Ministrit të Inovacionit, Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, zotit Genc Pollo, për mbrojtjen e tregut nga situatat monopolistike, pasi vetë AKEP është shprehur se mbështet përdorimin e 3G vetëm nga një operator dhe nuk lejon roaming-un kombëtar” thuhet më tej në njoftim.

“AMC gjithashtu mbështet dhënien e menjëhershme të më shumë licencave 3G, me qëllim që të rikthehet konkurrenca në treg dhe të shmanget krijimi i një monopoli në segmentin e tregut të shërbimeve 3G, segment i cili është thelbësor për zhvillimin e vendit”.

LEXO EDHE:  Telekomi i Malit të Zi aktivizon shpejtësitë 500Mbps në rrjetin 4G

Lajmet e fundit>