Lajmet

AMD dhe Microsoft zgjidhin problemin e performancës së procesorëve Ryzen në Windows 11

Nga: PCWorld
Publikuar , 21 Tetor 2021
Performanca e aplikacioneve binte sidomos gjatë video lojërave kryesisht tek procesorët e fuqishëm me 8 bërthama ose më shumë. AMD dhe Microsoft zgjidhin problemin e performancës së procesorëve Ryzen në Windows 11

Menjëherë pasi Microsoft lëshoi Windows 11 në fillim të këtij muaji, AMD paralajmëroi se sistemi operativ mund të ngadalësonte aplikacionet në sisteme me procesorë ryzen.

Prodhuesi i çipeve premtoi një zgjidhje dhe tani AMD dhe Microsoft kanë dërguar përditësime e duhura. Driveri më i fundit i chipsetit 3.10.08.506 duhet të adresojë problemin UEFI CPPC2.

Performanca e aplikacioneve binte sidomos gjatë video lojërave kryesisht tek procesorët e fuqishëm me 8 bërthama ose më shumë.

Nga ana tjetër Microsoft dërgoi një përditësim softueri për të adresuar vonesat e transmetimit të L3 Cache. Procesorët AMD kishin 15%më pak performancë në aplikacionet Windows. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Rrjeti social bllokohet nga gjigantët e internetit