Harduer

AMD dhe Samsung bashkëpunojnë për të sjellë teknologjinë grafike Radeon tek smartfonët

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 03 Qershor 2019
0
Ende kompanisë i duhet shumë punë. Grafikat Radeon janë ndërtuar për procesorë 15-65W. Për procesorët Samsung AMD i duhet të reduktojë fuqinë nën 5W duke mbajtur në njëjtin nivel performance. AMD dhe Samsung bashkëpunojnë për të sjellë teknologjinë grafike Radeon tek smartfonët

AMD kishte shumë surpriza të rezervuara në aktivitetin vjetor të elektronikës Computex 2019 me procesorët Ryzen dhe grafikat Navi.

Por sot erdhi surpriza më e madhe, një bashkëpunim shumëvjeçar me gjigantin Korean Samsung. Ky bashkëpunim do të shohë licencimin e grafikave Radeon të AMD për përdorim tek smartfonët Samsung dhe aplikacionet e tjera mobile.

Teknologjia e AMD me shumë gjasa do të aplikohet në procesorët mobil Exynos të Samsung. Kjo teknologji prezente në kompjuterët, konsolat e lojërave dhe platformat cloud me partneritetin me Samsung mund të hyjë edhe në segmentin e smartfonëve pa pasur nevojë të ndërtojë procesorin e tij mobil.

Ende kompanisë i duhet shumë punë. Grafikat Radeon janë ndërtuar për procesorë 15-65W. Për procesorët Samsung AMD i duhet të reduktojë fuqinë nën 5W duke mbajtur në njëjtin nivel performance.

Rezultatet e këtij partneriteti do të marrin vite përpara se të shohim diçka konkrete. Nga ana tjetër ekziston mundësia që AMD të licencojë edhe teknologji të tjera për platformat mobile si ajo e procesorëve Ryzen dhe grafikave Navi. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Samsung do të prodhojë dy versione të Galaxy Note 10 me ekran 6.28-inç dhe 6.75-inç

Lajmet e fundit>